• e premte, 22 nëntor 2024

Në Kuvend zgjedhja e përbërjes së re të KSHPK-së

Në Kuvend zgjedhja e përbërjes së re të KSHPK-së

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Në Kuvend për sot është caktuar seanca e 135-të, në rend dite të së cilës një nga pikat është Propozim-vendimi për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Për kryetar të KSHPK-së është propozuar Tatjana Dimitrovska, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe e punësuar në Entin Shtetëror për Revizion (ESHR), e cila nga anëtarët e Komisionit për selektim fitoi 76 pikë. Për anëtarë të KSHPK-së është propozuar gjyqtarja e Gjykatës Themelore Sofija Spasova Medarska me 75,86 pikë të fituara, dy këshilltarë të deritanishëm në KSHPK Biljana Karakashova Shulev me 74,28 dhe Besnik Xhemaili me 74,14 pikë, revizorët Zoran Bogoevski me 73,57, Cveta Ristovska me 70,57 dhe Demir Servet me 67,28 pikë.

Sipas Ligjit për Parandalim të Korrupsionit dhe ndeshjes së interesave, nëse Kuvendi nuk zgjedh kryetar dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror, procedura për zgjedhje përsëritet plotësisht me shpalljen e konkursit menjëherë, ndërsa jo më vonë nga afati prej dhjetë ditësh.

Komisioni i ri duhet të fillojë me punë më 8 shkurt.

Para deputetëve do të jetë edhe Propozim-vendimi për ndryshime të Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i rritur i hyrjes dhe tranzitimit të emigrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga migrimi ilegal në kushte të ekzistimit të pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin SARS-CoV-2 dhe parandalimin e përhapjes së tij, me të cilat rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullatës.

Në seancën e 135-të, një nga pikat është edhe Propozim ligji për ndryshime të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut me procedurë të shkurtuar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR