• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kuvend u prezantua ueb - aplikacioni "Regjistri i Organizatave"

Në Kuvend u prezantua ueb - aplikacioni

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Ueb-aplikacioni "Regjistri i organizatave" - vegël që synon të digjitalizojë punën e shërbimeve parlamentare në fushën e bashkëpunimit me organizatat e regjistruara sipas Ligjit për shoqatat dhe fondacionet, sot iu prezantua autoriteteve në Kuvend, kryetarit të  Kuvendit, Talat Xhaferi, sekretares së  përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova dhe zëvendëssekretarit të i përgjithshëm, Bojan Vasilevski.

Siç informojnë nga pres shlrbimi kuvendor, aplikacion ishte përgatitur në kuadër të Programit të Mbështetjes Parlamentare (PSP), i cili mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes Ambasadës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. PSP-ja zbatohet nga Instituti Demokratik Nacional (NDI), Instituti për Demokraci "Societas Civilis" - Shkup (IDSCS) dhe Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve (QMN). 

Në prezantim morën pjesë përfaqësuesit e Institutit Demokratik Nacional (NDI), përfaqësuesit e Ambasadës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Asseko, grupi i punës nga shërbimi i Kuvendit dhe nëpunësit e shërbimit të Kuvendit. qa/

Foto: Kuvendi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR