• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kuvend seanca të disa komisioneve

Në Kuvend seanca të disa komisioneve

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për vetëqeverisje lokale dhe për çështje ekonomike, ndërsa dy seanca do të mbajë edhe komisioni ligjvënës-juridik.

Në rendin e ditës të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive është Propozimi i ligjit për konfiskimin e pronës në procedurë civile, me procedurë të shkurtuar.

Komisioni për vetëqeverisje lokale do ta përcjellë Prezantimin e raporteve nga vlerësimi i zbatimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Qytetin e Shkupit.

Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike duhet t'i shqyrtojnë propozimet e ligjeve për realizimin e projekteve strategjike investuese "Parku solar Stipion", Termocentrali solar - Pehçevë, AIM GREEN TECHi MITILINEOS impianti kogenerativ Shkup, të gjitha me procedurë të shkurtuar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR