• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kuvend seancë e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, është mbajtur koordinimi i parë

Në Kuvend seancë e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, është mbajtur koordinimi i parë

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet seanca e Komisionit për zgjedhjet dhe emërimet. Siç qëndron në ueb faqen e Kuvendit, në rendin e ditës së seancës së parë të këtij Komisioni, janë Konfirmimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëdhënësve, anëtarëve dhe zëvendësve të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shqyrtimi i kërkesës nga ish presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për pezullimin e së drejtës së pensionimit të tij pas përfundimit të detyrës president i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqyrtimi i kërkesave për paga pas përfundimit të detyrës deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dje ka mbajtur koordinimin e parë të rregullt në përbërjen e re parlamentare. Përfaqësuesit e partive në pushtet dje në Kuvend, pas koordinimit, lidhur me ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me ndryshimet e ministrive në Qeveri, shprehën pritshmëri që të sigurojnë shumicën e nevojshme prej dy të tretash dhe që këto ndryshime të votohen. Ndërsa, nga ana tjetër, partitë opozitare theksuan se fillimisht duan t'i shohin, e më pas do të dalin në përfundim për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive.

Në koordinim në Kuvend, kryesisht, siç bën të ditur shërbimi i shtypit parlamentar, është diskutuar për konstituimin e komisioneve, si dhe të organeve joformale të punës në Shtëpinë ligjvënëse.

Parliament Speaker Afrim Gashi held the first regular coordination meeting of the new parliamentary composition on Monday, which, according to a press release from the legislature, mainly foc

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, Gashi njoftoi se në fund të kësaj jave të punës duhet të mbahet seanca e re e Kuvendit, me qëllim të verifikimit të dy mandateve të mbetura të deputetëve, të cilat nuk ishin verifikuar në Seancën Konstitutive më 28 maj të këtij viti. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, siç tha Gashi, tashmë ka dorëzuar raportin për këto dy mandate, kështu që këtë javë duhet të caktohet seanca për verifikimin e tyre, e cila do të kompletojë përbërjen e re të Kuvendit.

Sa i përket formimit të komisioneve, të pranishmit e shqyrtuan mundësinë që në ditët në vijim të zgjidhet fillimisht kryetari dhe anëtarët e Komisionit Juridik Ligjvënës dhe Komisionit për Sistem Politik, duke pasur parasysh se po rrjedhin afatet për zgjedhjen e Qeverisë së re. Më pas, në afat sa më të shkurtër të mundshëm, partitë politike duhet të dorëzojnë propozime për kryetarë, anëtarë dhe zëvendësanëtarë të të gjitha trupave të tjera të punës së Kuvendit, në përputhje me numrin e mandateve të fituara në zgjedhje.

Në koordinim, përveç Kryetarit Gashi dhe sekretares së përgjithshme Cvetanka Ivanova, morën pjesë edhe përfaqësuesit e të gjitha partive, përkatësisht të koalicioneve që fituan mandate të deputetëve në zgjedhjet e fundit parlamentare: Nikolla Micevski nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, Oliver Spasovski nga koalicioni i LSDM-së, Blerim Bexheti nga Fronti Evropian i BDI-së, Halil Snopçe nga VLEN, Boban Karapejovski nga ZNAM dhe Borisllav Kërmov nga "E Majta".

Пратеничката група на ВМРО-ДПМНЕ и коалицијата „Обнова за Македонија“ од претседателот на Собранието Талат Џафери бара да ја врати во Владата Информацијата за содржината на Предлог-преговарач

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski pret që ta sigurojnë shumicën e nevojshme prej dy të tretave që të votohen ndryshimet ligjore lidhur me ndryshimet e ministrive në Qeveri.

"Është premtim parazgjedhor që ua kemi dhënë qytetarëve dhe me të cilin i kemi njoftuar në periudhën parazgjedhore. Për momentin,jemi duke punuar në Ligjin për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore, gjegjësisht ristrukturimin e ministrive të caktuara dhe pres që të marrim mbështetjen e 80 deputetëve që të funksionojë ajo që kërkohet nga qytetarët", tha Micevski në një deklaratë për media pas koordinimit të parë zyrtar të sotëm të kryeparlamentarit Afrim Gashi me përfaqësuesit e partive.  

Deputeti i Koalicionit "Vlen", Halil Snopçe theksoi se mbështesin dhe presin që edhe deputetët e tjerë të mbështesin ndryshimet e ligjeve sistematike për të mundësuar formimin e ministrive të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese.

"Nuk ka asnjë arsye për të mos e mbështetur këtë. Ne mbështesim kabinetin e ri qeveritar. Duhet shumicë prej dy të tretave, për një shumicë prej dy të tretave sigurisht që kemi nevojë për mbështetjen e deputetëve të opozitës. Nuk mund të kalojë pa një mbështetje të tillë. Ne vlerësojmë se kjo kërkesë duhet të mbështetet në drejtim të konfigurimit", deklaroi Snopçe.

- Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në një deklaratë për mediat në Kuvend për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive, theksoi se nuk mundet të jepet mbështetje ose mosmbështetje

 Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në një deklaratë për mediat në Kuvend për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive, theksoi se nuk mundet të jepet mbështetje ose mosmbështetje për diçka që nuk është parë.

"Përsa i përket asaj se a do të japim mbështetje në lidhje me ligjet për atë që ata e quajnë reformë në administratë, ato ligje fillimisht duhet të vijnë zyrtarisht në Kuvend. Nuk mund të jepet mbështetje ose mosmbështetje për diçka që nuk është parë. Duhet të shohim ligjet. Çfarë shkruhet në to, cili është teksti zyrtar dhe në bazë të tij do të nxjerrim konkluzion, vendim si në nivel partie ashtu edhe në nivel të grupit parlamentar se a do të mbështeten këto ligje", tha Spasovski.

- Deputeti i Koalicionit

Deputeti i Koalicionit "Fronti Evropian", Blerim Bexheti në deklaratë për mediat në Kuvend theksoi se ndryshimet ligjore lidhur me riorganizimin e ministrive ende nuk kanë arritur te ata dhe potencoi se do të japin qëndrim konkret pasi që t'i shohin dhe shqyrtojnë. 

"Përsa i përket ligjit të propozuar që kërkon shumicë prej dy të tretave, ne ende nuk e kemi parë atë ligj. Kur ta shqyrtojmë, kur të arrijë tek ne, do të japim mendime dhe pikëpamje specifike. Nuk e kemi marrë shqyrtuar, por fakt është se kemi edhe një kontekst tjetër, gjegjësisht një kontekst politik shumë më tepër se parimor ku vullneti i shumicës së votuesve shqiptarë dhe të bashkësive të tjera etnike, gjegjësisht të bashkësisë turke, boshnjake dhe rome që janë pjesë e 'Frontit Evropian' dhe normalisht si jolegjitime", tha Bexheti. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR