Në Kuvend pyetje të deputetëve
- Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 36-të, në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve.

Shkup, 27 shkurt 2025 (MIA) - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 36-të, në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve.
Seanca e këtillë parlamentare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.
Konform Rregullores, pyetjet për kryeministrin dhe ministrat të parët i parashtrojnë deputetët e opozitës.
Sipas Rregullores së re, nga 21 nëntori mbahet seanca e pyetjeve të deputetëve nga deputetët e opozitës dhe zgjat dy orë.
Nga Kuvendi atëherë informuan se mbajhtja e klsaj seance me pyetje të deputetëve është konform neni 42 nga Rregullorja e miratuar në vitin 2023, që fillon të zbatohet nga ky mandat.
"Sipas Nenit 42 - (1) Pyetjet e deputetëve nga deputetët e grupeve të deputetëve në opozitë dhe nga deputetët në opozitë, të cilët nuk janë të organizuar në grupe të deputetëve, bëhen një herë në muaj, ditën kur mbahet seanca e Kuvendit. Nëse gjatë muajit nuk thirret seanca, kryetari i Kuvendit detyrohet të thërrasë një seancë me qëllim të shtrimit të pyetjeve parlamentare. (2) Pyetjet deputete nga paragrafi (1) i këtij neni, do të parashtrohen pas konstatimit të rendit të ditës së seancës, në kohëzgjatje prej dy orësh", njoftoi shërbimi për shtyp i Kuvendit. mb/
Foto: MIA