• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kuvend debat rreth Propozimit për qasjen drejt ndryshimit të Kushtetutës

Në Kuvend debat rreth Propozimit për qasjen drejt ndryshimit të Kushtetutës

Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Deputetët në Kuvend sot debatojnë rreth Propozimit për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës, me të cilën parashikohet vendosja e bullgarëve edhe e pesë bashkësive tjera etnike në Preambulën e Kushtetutës.

Deputeti Skender Rexhepi theksoi se rruga më e mirë për të gjithë qytetarët është hapja e horizonteve të reja drejt Bashkimit Evropian dhe mbyllja e çështjeve etnike.

"Megjithatë, jam pesimist se mund të ketë ndryshime kushtetuese, jo për fajin e Qeverisë, por për fajin e deputetëve maqedonas, të cilët kanë nacionalizëm të rremë dhe më shumë mendojnë për zgjedhjet parlamentare sesa për të ardhmen e vendit", tha Rexhepi. 

Sipas Halil Snopçes nga “Aleanca për Shqiptarët”, anëtarësimi në Bashkimin Evropian paraqet sigurinë më të madhe për ruajtjen e identitetit të popullit maqedonas.

Deputeti, Arbër Ademi nga BDI tha se bulevardi “11 Tetori” që kalon pranë Kuvendit është treguesi më i madh se qytetarët janë për një të ardhme evropiane.

"Ajo fotografi tregon dhe dëshmon se qytetarët janë për BE, për standard më të mirë të jetesës, për integrim, e jo për izolim, paparashikueshmëri dhe status kuo", tha Ademi.

Fadil Zendeli nga BESA kërkoi fshirjen e kriterit “20 për qind”, i cili sipas tyre kufizon përdorimin e gjuhës shqipe. Sipas tij, zgjidhja e vetme është që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, në mënyrë që, siç tha ai, t'u japim qytetarëve një mundësi të re të shprehen për proceset që kemi.

Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht që vendi të mbajë seancën e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian për anëtarësim të plotë në Union. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR