• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Kumanovë uji për të tretën ditë përdoret si ujë teknik, "Ujësjellësi" pret konfirmim nga Qendra për Shëndet Publik

Në Kumanovë uji për të tretën ditë përdoret si ujë teknik,

Kumanovë, 25 maj 2024 (MIA) - Banorët e Kumanovës tre ditë me radhë blejnë ujë për pije, pasi paraprakisht u vërtetua turbullim i ujit në sistemin e ujësjellësit për shkak të rreshjeve të rrëmbyeshme në rajonin e Likovës. Furnizimi me ujë është normalizuar dhe uji përdoret si ujë teknik.

"Uji të përdoret si ujë teknik, deri në vërtetimin përfundimtar nga Qendra për Shëndet Publik që duhet të bëjnë tri analiza të njëpasnjëshme që do ta konfirmojnë korrektësinë e ujit për pije", deklaroi drejtori i NP "Ujësjellësi", Oliver Stojmanovski. 

 

Shtabi Komunal për Mnrojtje dhe Shpëtim në takimin e fundit rekomandoi se uji nuk duhet të konsumohet pa përpunim termik. 

"Përmendi si ujit nuk duhet të konsumohet pa përpunim termik (pa u vluar)", bënë të ditur paraprakisht nga shtabi.  

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR