• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kriva Pallankë takim i ministrit Penov me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së Grigorian

Në Kriva Pallankë takim i ministrit Penov me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së Grigorian

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Në kuadër të projektit "Forcimi i këshillave komunale", sot në Komunën e Kriva Pallankës, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, do të ketë takim me Armen Grigorjan, përfaqësuesi i përherhshëm i UNDP-së dhe Ilmiasan Dauti, analist programi dhe menaxher projekti.

Siç kumtuan nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, qëllimi i këtij takimi është realizimi sa më i mirë i projektit “Ndërtimi i një poligoni pamp-trak për promovimin e ofertës turistike në komunë”.

Në takim do të diskutohet edhe për Programin për zhvillimin e kapaciteteve të këshilltarëve, mjetet e implementuara të TIK-ut për transparencë më të madhe të këshillit dhe komunës, si dhe punëtoritë tematike dhe rrjetëzimin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR