• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në kopshte do të pranohen fëmijë me tri doza të vaksinës DiTePer dhe rivaksinë të detyrueshme për gjashtë muaj

Në kopshte do të pranohen fëmijë me tri doza të vaksinës DiTePer dhe rivaksinë të detyrueshme për gjashtë muaj

Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Fëmijët të cilët kanë pranuar tri doza të vaksinës DiTePer kundër pertusis (kollës së mirë) prej sot mund të shkojnë në kopshte me kusht për rivaksinë në gjashtë muajt e ardhshëm. Kjo është mundësuar me vendimin të cilin e mori të premten ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për ndryshim të vendimit paraprak për ndalesë për pranim të fëmijëve të pavaksinuar ose pa vaksinim të plotë për shkak të shpalljes së epidemisë së kollës së mirë në Shkup. 

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) javën e kaluar ka kryer qindra mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në kopshte në të cilat, siç informoi drejtoresha Renata Mlladenovska, është konfirmuar se respektohet zgjidhja për ndalesë për pranim të fëmijëve të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar. 

Директорката на Државниот санитарен здравствен инспекторат Рената Младеновска најави дека денеска ќе и биде донесена новата одлука со дообјаснувањето од Комисијата за заразни болести  со што

Të dhënat e ISHSSH-së tregojnë se për dallim nga Shkupi ku rreth 50 për qind nuk janë vaksinuar me DTP, në brendi përqindja është dukshëm më e lartë e të vaksinuarve dhe është mbi 95 për qind. 

Nga 15 marsi në shtet janë në dispozicion edhe vaksina kundër pertusis dhe për të rritur dhe siç informoi Ministria e Shëndetësisë qytetarët mund të drejtohen në pikat e vaksinimit. 

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), prej 8 deri 14 mars janë regjistruar 43 raste të reja të kollës së mirë, me çka numri i të sëmurëve arriti 216.

"Sa i përket vendbanimit, numri më i madh jetojnë në Shkup - 190 ose 88 për qind në katërmbëdhjetë komuna të ndryshme, tetë persona janë nga Tetova, pesë jetojnë në Kumanovë, në Gostivar tre dhe nga një rast është regjistruar nga Struga, Strumica, Dibra, Kriva Pallanka, Manastiri, Kavadari dhe nga Koçani", tregojnë të dhënat e ISHP-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR