• e hënë, 25 nëntor 2024

Në KOP29 në Azerbejxhan është arritur marrëveshje për sigurimin e 300 miliardë dollarëve në vit për vendet më të varfra për të trajtuar ndryshimet klimatike

Në KOP29 në Azerbejxhan është arritur marrëveshje për sigurimin e 300 miliardë dollarëve në vit për vendet më të varfra për të trajtuar ndryshimet klimatike

Baku, 24 nëntor 2024 (MIA) - Në konferencën e KB-së për ndryshimet klimatike (KOP29) në Azerbejxhan në orët e hershme të mëngjesit pjesëmarrësit arritën marrëveshje për sigurimin e 300 miliardë dollarëve në vit për vendet më të varfra për t'u ndihmuar në ballafaqimin me ndryshimet klimatike.

Përveç premtimit prej 300 miliardë dollarësh, kombet ranë dakord se nevojiten 1,3 trilion dollarë deri në vitin 2025 që të ndihmohet edhe në ballafaqimin e ndryshimeve klimatike.

Disa vende në zhvillim të cilat i përkasin Jugut global dhe aktivistë ekologjik dënuan marrëveshjen e arritur në samit, por ajo u vlerësua nga SHBA, Gjermania dhe vende të tjera, lajmëroi DPA.

KOP29 duhej të përfundojë pardje, por u zvarrit më shumë se sa pritej pasi negociatorët nuk ranë dakord sepse kërkuan konsensus mbi financimin për të luftuar ndryshimet klimatike gjatë dekadës së ardhshme.

Në një moment, delegatë nga vendet më pak të zhvilluara dhe vendet e vogla ishullore u larguan nga diskutimet në shenjë proteste kundër marrëveshjes financiare që po hartohej.

Konferenca e klimës preku temën qendrore të përgjegjësisë financiare të vendeve të industrializuara, të cilat kanë përdorur historikisht më shumë lëndë djegëse fosile, duke çuar në emetimin e gazrave serrë.

Konferenca theksoi gjithashtu dallimet midis qeverive të pasura, të cilat janë të kufizuara nga buxhetet e shtrënguara në vend, dhe vendeve në zhvillim, të cilat duhet të merren me pasojat e stuhive, përmbytjeve dhe thatësirës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR