• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në konkursin për prokuror të ri publik janë paraqitur tre kandidatë, propozimet janë dorëzuar në Qeveri

Në konkursin për prokuror të ri publik janë paraqitur tre kandidatë, propozimet janë dorëzuar në Qeveri

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Në shpalljen për prokuror publik të ri shtetëror janë paraqitur tre kandidatë - Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Lupço Kocevski nga Prokuroria Publike e RMV-së. Propozimet janë dorëzuar në Qeveri, informojnë  për MIA-n nga Kuvendi. Qeveria në seancë duhet të marrë vendim dhe t'ia përcjellë propozimet e mendimit Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Kuvendi shpallne e publikoi më 29 nëntor të këtij viti, pasi deputetët e votuan vendimin për emërimin e prokurorit të ri publik.

 

 

Prokurorit publik aktual Lubomir Joveski mandati i skadon më 25 dhjetor, ndërsa duke pasur parasysh afatet ligjore sipas të cilave kandidatët e paraqitur do të duhet të kalojnë filtrin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, për të cilin kanë një afat prej 15 ditësh të japin mendim pozitiv apo negativ deri në Qeveri, pas së cilës Qeveria  në Kuvend propozon një kandidat që ka marrë mendim pozitiv, Këshilli i Prokurorëve Publikë këtë javë do të duhet të emërojë ushtruesin e detyrës së prokurorit publik të shtetit.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të emërohet personi i cili ka stazh pune  të pandërprerë   të paktën dhjetë vjet si prokuror publik ose si gjykatës në fushën e së drejtës penale.

Prokurorin publik e emëron Kuvendi, me propozim të Qeverisë, me mandat gjashtëvjeçar dhe me të drejtë riemërimi. Për punën e tij dhe të Prokurorisë Publike përgjigjet para Kuvendit.

 Lista me kandidatë u dorëzua deri te Këshilli i Prokurorëve Publikë, me afat 15 ditor nga dita e pranimit të kërkesës duhet të dërgohet në Qeveri me një mendim me shkrim të arsyetuar pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e  paraqitur në konkurs që i plotësojnë kushtet në përputhje me ligjin. Pastaj, Qeveria në Kuvend dorëzon propozimin për emërimin e prokurorit publik nga kandidatët e paraqitur për të cilët Këshilli i Prokurorëve Publikë ka dhënë mendim pozitiv. Për kandidatin qo do ta e propozojë Qeveria për prokuror publik, ndaj propozimit dorëzohet edhe mendimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

 Nëse Këshilli i Prokurorëve Publikë për shkaqe të arsyeshme brenda afatit nuk e paraqet mendim në Qeveri, ai (afat) vazhdohet edhe për 15 ditë. Nëse në këtë afat Këshilli i Prokurorëve Publik nuk dorëzon mendim, konsiderohet se mendimi është pozitiv.

 Derisa Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk jep mendim pozitiv për asnjërin prej kandidatëve të paraqitur, atëherë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mund të përcaktojë propozim për emërimin e prokurorit publik dhe do t'i propozojë Kuvendit ta përsërisë  shpalljen.

 Prokurori shtetëror aktual, Jovevski, u emërua më 25 dhjetor të vitit 2017, kurse e trashëgoi Marko Zvërlevskin, i cili u shkarkua në gusht të të njejtit vit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR