• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm 

Në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm 

Dibër, 7 maj 2024 (MIA) - Në Komunën Dibër dhe Qendër Zhupë sot, në raundin e dytë, si dhe zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. 

Shikuar veçmas, 71 persona janë në Komunën e Dibrës, ndërsa 10 të tjerat në komunën fqinje të Qendër Zhupës, të cilat sipas kryetarëve të komisionoeve komunale zgjedhore, do të vizitohen pasdite pasi të jetë shpërndarë materiali zgjedhor.

"Deri te komisioni u dorëzuan 39 kërkesa dhe të njejtat u pranuan. Numri i mbetur, gjegjësishtë 32, janë persona kërkesat e të cilëve janë pranuar për votim në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 majit", tha për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Dibër. 

Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë për zgjedhjet presidenciale janë të regjistruar 19.269 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 19.311 do të votojnë në 27 vendvotime.

 

"Tek ne janë dorëzuar 7 kërkesa dhe të gjitha janë pranuar. Nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale janë 3 persona, që do të thotë gjithësejë 10 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm duhet ta realizojnë të drejtën e votës në kushte shtëpiake", deklaroi Nexhip Iljaz, kryetar i KKZ për Qendër Zhupë. 

Sipas tij, në listën e vetme zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale janë të regjistruar 7.368 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 7.383 votues, ndërsa votimi do të bëhet në 16 vendvotime.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Komunën Dibër të drejtë e votës e realizuan 6.379 ose rreth 35 për qind, ndërsa në Komunën e Qendër Zhupës 1.279 ose 17.36 për qind.  qa

Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR