• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Komunën Veles, Gradsko dhe Çashkë votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm

Në Komunën Veles, Gradsko dhe Çashkë votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm

Veles, 7 maj 2024 (MIA) - Në Veles dhe rrethinë votojnë 234 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Njëkohësisht votojnë dhe 33 të burgosur në burgun e Velesit, informon për MIA-n, Rebeka Bajdevska Gjosheva nga KKZ-ja Veles.

Njëheri në KKZ Veles po përgaditen dhe vendvotimet, ku dërgohen dhe materiale zgjedhore për votimin e nesërm.

Nesër në 84 vendvotime në Komunën e Velesit për zgjedhjet presidenciale do të votojnë 44.858 persona, të regjistruar në listën e vetme zgjedhore dhe 44.954 persona për zgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.

"Në Komunën Gradsko në shtëpitë e tyre sot votojnë 52 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm prej tetë nga gjithsej 11 vendvotime në komunë", informoi për MIA-n, Meri Sedmakova Dimovska, krytare e KKZ-së Gradsko.

"Në Komunën e Çashkës në shtëpitë e tyre votojnë 127 persona nga 19 vendvotime nga gjithsej 31 në komunë", informoi për MIA-n, Marjan Jovanovski, sekretar i KKZ-së Çashkë.

Nesër në ditën e zgjedhjeve në 31 vendvotime në komunë për zgjedhjet presidenciale do të votojnë 6076, ndërsa për deputetë 6083 persona. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR