• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në komunën Gradsko deri në orën 9 dalja për president ishte 8,05, për deputetë 8, 03 për qind

Në komunën Gradsko deri në orën 9 dalja për president ishte 8,05, për deputetë 8, 03 për qind

Veles, 8 maj 2024 (MIA) - Në Komunën Gradsko deri në ora 9  në 11 vendvotime kanë votuar 243 ose 8,05 për qind nga 3.019 qytetarë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa nga 3024 në listën për deputetë deri në orën 9 kanë votuar 8,03 për qind, informoi për MIA-n Meri Sedmakova Dimovska, kryetare e KKZ Gradsko. Sqaron se gjithçka zhvillohet në një atmosferë të drejtë dhe demokratike dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me këshillat zgjedhorë.

Në Komunën e Çashkës deri në orën 9 në 31 vendvotime kanë votuar 5,50 për qind nga 6.076 votues në listën për zgjedhjen e presidentit, ndërsa deri në orën 9 kanë votuar 6,58 për qind nga 6.083 votues në listën për zgjedhjen e deputetëve, informoi për MIA-n, Marjan Jovanovski sekretar i KKZ Çashkë.

Ai raporton se gjithçka po zhvillohet sipas rregullave zgjedhore dhe në një atmosferë të drejtë dhe demokratike dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me këshillat zgjedhorë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR