• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në komunën e Tetovës deri në orën 13 për deputetë votuan 24, 61 për qind, për president 14,87 për qind

Në komunën e Tetovës deri në orën 13 për deputetë votuan 24, 61 për qind, për president 14,87 për qind

Tetovë, 8 maj 2024 (MIA) - Deri në orën 13 për zgjedhjet parlamentare në Komunën e Tetovës kanë votuar 20.344 ose 24,61 për qind nga numri i përgjithshëm prej 86.550 qytetarëve me të drejtë vote. Në pjesën tjetër të komunave rurale deri në orën 13 për zgjedhjen e deputetëve, dalja është - Bogovinë 15,24 për qind, Bërvenicë 19,16 për qind, Zhelinë 15,18 për qind, Jegunovcë 20,43 për qind dhe Tearcë 19, 63 për qind.

Dalja deri në orën 13 në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Komunën e Tetovës është 14,87 për qind, gjegjësisht votuan 12.406 nga gjithsej 86.405 votues. Në pjesën tjetër të komunave rurale deri në orën 13 për president votuan Bogovinë 5,17 për qind, Bërvenicë 15,73 për qind, Zhelinë 6,79 për qind, Jegunovcë 15,31 për qind dhe Tearcë 10,51 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. ls/ 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR