• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në komunën e Mavrovës-Rostushë kanë votuar 68 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Në komunën e Mavrovës-Rostushë kanë votuar 68 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Gostivar, 7 maj 2024 (MIA) - Në prag të zgjedhjeve të dyfishta - presidenciale në rrethin e dytë dhe zgjedhjet parlamentare, sot në komunën e Mavrovës dhe Rostushës do të votojnë gjithsej 68 të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Nga KKZ-ja informojnë se brenda afatit janë regjistruar 70 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, prej të cilëve 68 i kanë plotësuar kushtet për të votuar.

Sipas kryetarit të komisionit, Rexhep Agai, procesi zgjedhor po zhvillohet pa vështirësi dhe pret që të gjithë kandidatët e regjistruar të ushtrojnë të drejtën e votës sot pasdite. Agai theksoi edhe se përgatitjet për nesër po shkojnë mirë për momentin dhe nuk pret ngecje në votim.  rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR