• e premte, 05 dhjetor 2025

Në kohë janë mbyllur vendvotimet në Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçane

Në kohë janë mbyllur vendvotimet në Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçane

Kumanovë, 19 tetor 2025 (MIA) - Dalja në Kumanovë, sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në orën 18:30, është 44,84 për qind.

Kryetarja e KKZ-së së Kumanovës, Kristina Cvetkovska, informoi se vendvotimet janë mbyllur në kohë. Sot të drejtë vote kishin 94.041 votues, duke e bërë Kumanovën komunën me numrin më të madh të votuesve që votuan në 164 vendvotime.

Në komunën e Likovës, gjithashtu në kohë janë mbyllur 36 vendvotime, informoi kryetarja e KKZ-së, Ajshe Demiri. Sipas KSHZ-së, dalja përfundimtare është 39,40 për qind. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në komunën e Likovës kishte 26.362 votues.

Në komunën Staro Nagoriçane përfundoi votimi deklaroi kryetari i KKZ-së në Staro Nagoriçane, Marjan Dailovski. Sipas KSHZ-së, dalja është 61.21 përqind. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në këtë komunë, të drejtë vote kanë 3.011 votues, të cilët votojnë në 36 vendvotime. ls/

Foto: MIA



QËNDRONI TË LIDHUR