• e shtunë, 05 tetor 2024

Në Kodrën e Diellit janë matur 21 centimetra borë 

Në Kodrën e Diellit janë matur 21 centimetra borë 

Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Shtresa e borës në Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm është 21 centimetra, ku janë matur edhe -5 gradë Celsius.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se -5 gradë janë matur edhe në Berovë, -3 në Shkup-Petrovec, -2 në Kriva Pallankë, Tetovë, Kumanovë dhe Hanet e Mavrovës, -1 në Shkup,-Zajçev Rid, Manastir, Prilep, Shtip, Demir Kapi, Strumicë dhe Lazaropolë, 0 gradë në Vinicë, Krushevë, 1 në Gjevgjeli, 2 në Pretor, 3 në Dibër dhe 4 në Ohër dhe Dojran. 

Sinoptikanët pëe sot parashikojnë mot me diell me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare, ndërsa në pjesët ekstreme perëndimore do të jetë pjesërisht me vranësira me kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 11 deri në 17 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR