Në Kodrën e Diellit dhe Llazaropole mëngjesin e sotëm më ftohtë, në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të shiut
- Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit dhe Llazaropole, -1 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Shkup - Petrovec dhe Demir Kapi, ku janë matur 8 gradë Celsius.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:34, 2 mars, 2025

Shkup, 2 mars 2025 (MIA) - Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit dhe Llazaropole, -1 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Shkup - Petrovec dhe Demir Kapi, ku janë matur 8 gradë Celsius.
Një gradë është matur në Hanet e Mavrovës, 2 në Berovë, 3 në Krushevë, Manastir, 4 në Kriva Pallankë, Pretor, Ohër, 5 në Prilep, 6 në Tetovë, Vinicë, Shtip, 7 në Veles, Kavadar, Shkup-Zajçev Rid, Strumicë dhe Gjevgjeli.
Në Kriva Pallankë janë matur 9 litra sendiment, 7 në Vinicë, 3 në Strumicë, 2 në Berovë, Shtip dhe 1 litër në Veles, Pozhar – Radovish dhe Pretor.
Në Kodrën e Diellit në orën 7 janë matur 23 centimetra shtresë bore.
Moti sot është i ndryshueshëm me vranësira, në mëngjes në disa lugina me kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës do të ketë reshje të shiut, vende-vende më të dendura (deri në 15 l/m²).
Në orët e pasdites dhe të natës në zonat malore dhe në disa vende më të larta, kryesisht në pjesët perëndimore, reshjet do të jenë të boëse të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë lumit Vardar, kohë pas kohe do të fryjë erë e fortë nga veriu që do të vazhdojë gjatë gjithë natës.
"Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë, njofton DPHM.
Foto: Arkivi i MIA-s