• e hënë, 08 korrik 2024

Në Kodër të Diellit janë matur -15 gradë, në Krushevë dhe Berovë -12

Në Kodër të Diellit janë matur -15 gradë, në Krushevë dhe Berovë -12

Shkup, 13 janar 2024 (MIA) - Temperatura në minus sot në mëngjes janë matur gati në të gjitha pjesët e vendit. Më e ulët ishte temperatura në Kodër të Diellit ku janë matur -15 gradë, në Berovë dhe në Krushevë -12, në Kriva Pallankë -11, në Hanet e Mavrovës -10, në Shtip dhe Strumicë -8, në Prilep dhe në Vinicë -7, në Manastir, Ohër dhe Pretor -6, në Shkup - Zajçev Rid dhe Demir Kapi -5, në Kumanovë dhe në Veles -4, në Shkup - Petrovec, Tetovë dhe Kavadar -3, në Dojran -2 dhe në Gjevgjeli 0 gradë. 

Në Kodër të Diellit ka shtatë centimetra borë. 

Gjatë natës moti ishte i kthjellët. Frynte erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Sot paradite moti është me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe i ftohtë. Në disa vende fryn erë e lehtë nga drejtimi verior. 

Moti sot do të jetë i ftohtë, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 0 deri 7 gradë.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 5 gradë. fc/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR