• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Klinikën Universitare të Sëmundjeve Kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit" është donuar pajisje e re dhe e sofistikuar

Në Klinikën Universitare të Sëmundjeve Kirurgjike

Shkup, 8 shkurt 2023 (MIA) - Në Klinikën Universitare të Sëmundjeve Kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit", sot u lëshua në përdorim pajisje e donuar e siguruar me ndihmën e Bankës Botërore, në vlerë prej 1,1 milionë euro.

Ministri i Shëndetësisë shfaqi shpresë se pajisja do të shërbejë një periudhë të gjatë.

"Sot po lëshojmë në përdorim një tomograf kompjuterik, dy aparate të lëvizshme rëntgen dhe aparatin e tretë digjital të rëntgenit që tashmë është duke u montuar dhe në fazën përfundimtare. Fillimisht punonjësve të klinikës u uroj shëndet dhe punë të suksesshme me aparaturat e reja që do të mundësojnë diagnostikimin e hershëm dhe në kohë. Ndërsa pacientëve u uroj shëndet, ndërsa sipas nevojës t'i drejtohen këtij spitali të frekuentuar. Bëhet fjalë për pajisjet digjitale më moderne të sofistikuara, të cilat shpresoj se do të na shërbejnë në vend në vitet në vijim pa asnjë problem", deklaroi ministri.

Informoi se me këtë donacion janë përfshirë 14 institucione publike shëndetësore. 

"Bëhet fjalë për pesë klinika dhe tre spitale klinike në shtet, edhe atë në Tetovë, Shtip dhe Manastir dhe disa spitale të përgjithshme në shtet dhe një spital i specializuar, ai është spitali i intervenimeve kardiovaskulare në Ohër", tha Sali.

Drejtori i klinikës, Luben Arsenkov shprehu falënderim për donacionin dhe vlerësoi se kjo pajisje do të jetë me rëndësi të jashtëzakonshme për trajtim më efikas dhe më adekuat të pacientëve. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR