• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike është sjellë një pacient me plagë në shpatull, personi tani për tani është në gjendje të qëndrueshme

Në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike është sjellë një pacient me plagë në shpatull, personi tani për tani është në gjendje të qëndrueshme

Shkup, 1 prill 2024 (MIA)  - Drejtori i Klinikës për Sëmundje Kirurgjike në Shkup "Shën Naumi i Ohrit", Luben Arsenkov,  për MIA-n sot pasdite deklaroi se te ata është sjellë një pacient i moshës 39 vjeç me plagë nga armë zjarri.   

"Bëhet fjalë për një person mashkull, jashtë rrezikut për jetën, ndodhet në Repartin për Trajtim Intensiv. Personi është sjellë rreth një orë më parë. Ka një plagë me armë zjarri në pjesën e shpatullës së djathtë", sqaroi Arsenkov për MIA-n. 

Sipas të dhënave fillestare, pacienti është lënduar gjatë të shtënave me armë zjarri në Haraçinë. 

Paraprakisht, MIA informoi se me armë zjarri sot është shtënë ndaj makinës së kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, me ç'rast në automjet kanë qenë shoferi i tij dhe një i punësuar në komunë. 

 Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski ka konfirmuar për MIA-n se gjatë të shtënave është qëlluar shoferi i kryetarit të komunës dhe është gjuajtur edhe ndaj një personi tjetër të punësuar në komunë. Pjesëtarët e policisë ndodhen në terren dhe po kryejnë inspektimin.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR