Në Klinikën e Nefrologjisë vitin e kaluar 3.400 hospitalizime, janë ekzaminuar 13 500 pacientë
- Qasje e barabartë në trajtim dhe mjekim optimal të pacientëve me sëmundje në veshka është në fokus të Ditës Botërore të Veshkave, e cila u shënua sot në ISHP Klinikën Universitare të Nefrologjisë - Shkup.
Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Qasje e barabartë në trajtim dhe mjekim optimal të pacientëve me sëmundje në veshka është në fokus të Ditës Botërore të Veshkave, e cila u shënua sot në ISHP Klinikën Universitare të Nefrologjisë - Shkup.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, në fjalimin në ngjarje theksoi gjatë ditës së djeshme janë kryer dy transplante veshkash dhe me iniciativë të Ministrisë së Shëndetësisë ka nisur fushata për sensibilizimin dhe skriningun e 2000 pacientëve, e cila do të zhvillohet në të gjithë vendin.
Në Klinikën e Nefrologjisë, informoi Demiri, gjatë vitit 2023 janë kryer 13.500 ekzaminime, rreth 3.400 hospitalizime, si dhe rreth 6.000 eko ekzaminime. Gjatë vitit të kaluar, nën patronazhin e Ministrisë së Shëndetësisë, janë siguruar 3100 vaksina kundër hepatitit B, si protokoll vaksinimi për të gjithë pacientët. "E gjithë kjo që kam renditur tregon se sëmundjet e veshkave janë imponuar si prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë dhe me sa kujdes përpiqemi t'i zgjidhim dhe t'ju ndihmojnë gjithë njerëzve", tha Demiri.
Fondi i shëndetësisë, theksoi Demiri, mbulon plotësisht shpenzimet e atyre që kanë nevojë për hemodializë, madje edhe nëse nuk kanë sigurim.
Siç theksoi drejtoresha e Klinikës Universitare të Nefrologjisë, Irena Rambabova Bushletiq, fushata globale për shënimin e Ditës Botërore të Veshkave ka filluar në vitin 2006 dhe zakonisht mbahet në javën e dytë të marsit.
"Dita Botërore e Veshkave organizohet çdo vit, duke filluar nga viti 2006, me synimin për të dëgjuar temat dhe çështjet më aktuale që janë në interes të politikave shëndetësore. Vitet e fundit, ka pasur një sërë ngjarjesh nën moton "Veshka të shëndetshme për të gjithë" dhe një tjetër nëntitull që ndryshon gjatë gjithë vitit", theksoi Rambabova Bushletiq.
Thotë se këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara, theksi është vënë në sigurimin e qasjes së barabartë në trajtim dhe mjekim optimal.
"Theksi është në parandalimin dhe trajtimet e reja mjekësore që po tentohet të jenë në dispozicion të pacientëve që kanë një indikacion të tillë mjekësor, theksoi Rambabova Bushletiq. ls/
Foto: MIA