• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Klinikën e fëmijëve janë trajtuar gjashtë fëmijë me kollën e mirë, një kohë të gjatë nuk ka të hospitalizuar

Në Klinikën e fëmijëve janë trajtuar gjashtë fëmijë me kollën e mirë, një kohë të gjatë nuk ka të hospitalizuar

Shkup, 12 prill 2024 (MIA) - Nga fillimi i vitit janë regjistruar 410 raste të kollës së mirë, prej të cilëve gjashtë janë shtruar në Klinikën e fëmijëve, kryesisht foshnja, u theksua në brifingun e sotëm me gazetarë të drejtoreshës të ISHP Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve – Shkup, Valentina Cvejoska Çollakovska dhe drejtori organizativ Arkin Jahiji.

Lidhur me kollën e mirë këtë vit, drejtoresha e Klinikës theksoi se ka epidemi në Shkup dhe Kumanovë, por, ka të sëmurë edhe në qytete të tjera. 

"Tani vjen sezoni i alergjive. Dominojnë tashmë fëmijët me simptoma të alergjisë te ne. Alergji të tilla nuk kemi pasur, nga mesi i këtij shekulli besohet se çdo i dyti fëmijë do të jetë me ndonjë alergji. Por, kjo nuk është vetëm tek ne, por në mbarë botën", nënvizoi drejtoresha duke shpjeguar se ka shumë arsye për rritjen e alergjive tek fëmijët, duke përmendur ndër të tjera ndotjen e ajrit dhe dietën.

Në lidhje me gjendjen e personave me sëmundjen e rrallë të fibrozës cistike dhe ilaçin “trikafta”, ajo tha se procedura e prokurimit për këtë medikament përfundoi javën e kaluar, pas një tenderi publik të zhvilluar në muajin mars.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Cvejoska Çollakovska ka informuar se ka edhe fëmijë nën moshën 12 vjeçare që marrin “trikafta”.

"Tenderi për këtë ilaç është mbyllur deri në fund të vitit. Pacientë të kualifikuar për “trikafta”, mbi 12 vjeç, janë 67 persona. Deri më tani janë përfshirë përafërsisht gjysma dhe së shpejti, tha drejtoresha, "të gjithë do të marrin terapi".

Lidhur me hormonin e rritjes, terapia për fëmijët, drejtoresha vlerësoi se FSSH miraton fonde për të gjithë fëmijët që kanë nevojë për të Në të njëjtën kohë, ai iu referua risive në ofrimin e terapisë së re, si dhe renovimet e ambienteve, situatës me personelin mjekësor.

Në konferencën ku u diskutua edhe për funksionimin aktual të Klinikës në tre muajt e parë të vitit, Cvejoska Çollakoska njoftoi se fundi i vitit të kaluar nuk ishte ndryshe kur bëhej fjalë për gripin dhe infeksione të ngjashme virale. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR