• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Klinikën për toksikologji ka pëlcitur gypi i ngrohjes, nga MSH për MIA-n thonë nuk ka dëm, gjithçka është kthyer në funksion

Në Klinikën për toksikologji ka pëlcitur gypi i ngrohjes, nga MSH për MIA-n thonë nuk ka dëm, gjithçka është kthyer në funksion

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Në Klinikën për toksikologji në Shkup mbrëmë ka shpërthyer gypi i ngrohjes për ç'shkak hapësirat ishin vërshuar në katin e tretë, pohojnë të punësuarit në Klinikë.

Sipas tyre, mbi dy orë janë vërshuar hapësirat, ndërsa problemi është që Klinika nuk është e siguruar.

MIA tentoi të kontaktojë me drejtorin mjekësor të Toksikologjisë, por, deri më tani nuk ka përgjigje.

Nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n konfirmuan se mbrëmë ka shpërthyer gypi i ngrohjes dhe se problemi është sanuar.

Të hënën, mjekë nga Klinika alarmojnë se ka probleme në Klinikë është ekipimi i laboratorit. Theksuan se ishte kërkuar të punësohen në laborator. Theksuan se ishte kërkuar të punësohen dy laborantë dhe një teknik, në mënyrë që të mund të funksionojë, Theksuan se po përballen me rezistencë dhe mosbashkëpunim nga ana e drejtoreshës së sapoemëruar organizative e cila ka insistuar të pranohen të gjithë 18 personat të cilët paraprakisht ishin pranuar me kontratë në vepër, ndërkaq të cilëve u kishte skaduar kontrata. Mes tyre, siç theksuan mjekët të hënën,është edhe tekniku i cili i ka bërë presion laborantit të zëvendësojë urinën në të cilën ka pasur narkotikë me urinë të pastër. Qëndrimi i kolegiumit mjekësor, është se nuk kemi nevojë nga një numër i tillë i punësimeve.

Мinistri i Shëndetësisë, Ilir Demiri paralajmëroi se do ta shkarkojë drejtorin mjekësor të Klinikës për toksikologji, Danil Petrovski, ndërkaq lidhur me punën e drejtoreshës ekonomike tha se nuk ka konstatuar asnjë shkelje të sëd rejtës. аb/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR