• e martë, 02 korrik 2024

Në Kavadar janë hapur vendvotime, votohet për president të shtetit

Në Kavadar janë hapur vendvotime, votohet për president të shtetit

 Kavadar, 24 prill 2024 (MIA) -  Në Kavadar sot në mëngjes në kohë janë hapur vendvotimet, votohet për president të shtetit, informoi kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Emilia Petrovska.

"Përsëri pak probleme me aparatet. Por, me ndihmën e personave të TI -së, gjithçka u vendos në rregull", theksoi ajo për MIA-n . 

 Petrovska përkujtoi se për ditën e djeshme janë paraqitur për votim 110 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm në kushte shtëpie dhe 14 në Shtëpinë për Përkujdesje Jashtëfamiljare "Dr. Janeski" në fshatin Çemersko të Kavadarit.

"Sipas ligjit,  ata persona kanë votuar dje, një ditë para zgjedhjeve presidenciale sot. Në listën zgjedhore të Komunës së Kavadarit janë të regjistruar gjithsej 31.868 votues", bëri të ditur  Petrovska.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR