Në Katar është prezantuar draft marrëveshja përfundimtare për armëpushim në Rripin e Gazës
- – Përfaqësues të Katarit të cilët po ndërmjetësojnë në bisedime sot përfaqësuesve të Izraelit dhe Hamasit ua prezantuan draft marrëveshjen përfundimtare për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi në mesnatë ishte arritur progres në bisedime, në praninë e përfaqësuesit të presidentit të porsazgjedhur amerikan Donald Tramp, deklaroi për agjencitë botërore një përfaqësues zyrtar i njoftuar me bisedimet.
- Post By Fitore Curri
- 15:22, 13 janar, 2025
Doha, 13 janar 2025 (MIA) – Përfaqësues të Katarit të cilët po ndërmjetësojnë në bisedime sot përfaqësuesve të Izraelit dhe Hamasit ua prezantuan draft marrëveshjen përfundimtare për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi në mesnatë ishte arritur progres në bisedime, në praninë e përfaqësuesit të presidentit të porsazgjedhur amerikan Donald Tramp, deklaroi për agjencitë botërore një përfaqësues zyrtar i njoftuar me bisedimet.
Përfaqësuesi zyrtar tha se teksti i marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve ishte definuar me bisedimet në Doha në të cilat janë të përfshirë shefat e Mosadit dhe Shin Bet, kryeministri i Katarit, shefi i shërbimit sekret egjiptian dhe Stiv Vitkof, i cili do të jetë përfaqësues amerikan kur Trampi e merr funksionin. Besohet se morën pjesë edhe përfaqësues të administratës amerikane në largim.
“Njëzetë e katër orët e ardhshme do të jenë kyçe për arritjen e marrëveshjes”, tha përfaqësuesi zyrtar, duke theksuar se bisedimet ishin zhvilluar deri në orët e hershme të mëngjesit.
Radioja izraelite Kan, duke iu referuar një përfaqësuesi zyrtar izraelit, sot njoftoi se delegacionet e Izraelit dhe Hamasit në Katar e kanë marrë draft marrëveshjen dhe se delegacioni izraelit për atë i ka informuar liderët izraelitë.
Persona zyrtarë nga të dyja anët vlerësuan se është arritur progres në bisedime, por nuk konfirmuan se është harmonizuar draft marrëveshja përfundimtare për armëpushim. fc/
Fotografia: EPA