• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Izmir arrestohet ish kryetari i komunës dhe 120 nënpunës opozitarë për shkak dyshimit për korrupsion

Në Izmir arrestohet ish kryetari i komunës dhe 120 nënpunës opozitarë për shkak dyshimit për korrupsion

Ankara, 1 korrik 2025 (MIA) - Policia turke sot arrestoi ish kryetarin e komunës së Izmirit, Tunxha Sojera dhe 120 përfaqësues të tjerë të opozitës komunale për shkak të dyshimit për korrupsion.

Policia arrestoi 120 përfaqësues të Partisë Republikane Popullore opozitare (CHP), mes të cilëve dhe liderin e krahinës së CHP-së, Shenoll Asanoglu.

Prokuroria publike në Izmir dha urdhër për arrest të gjithsej 157 nëpunësve në kuadër të hetimit për gjoja kurdisje të tenderëve të komunës dhe mashtrim.

Funksionarët nga komunat e kontrolluara nga CHP-ja në Stamboll dhe vende të tjera janë përballur me një valë arrestimesh këtë vit, duke përfshirë kryetarin e komunës së Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua në mars për akuza për korrupsion, që shkaktuan protesta masive.

Imamoglu është rivali kryesor i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe u nominua zyrtarisht si kandidat presidencial i partisë së tij pasi u burgos.

Zgjedhjet e ardhshme në Turqi janë planifikuar për vitin 2028. Sipas anketave të opinionit publik, një numër i madh njerëzish besojnë se arrestimet janë të motivuara politikisht, por qeveria e Erdoganit pretendon se gjykatat janë të paanshme dhe të lira nga ndikimi politik. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR