• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Itali mbytet një 9 vjeçare me prejardhje nga Maqedonia

Në Itali mbytet një 9 vjeçare me prejardhje nga Maqedonia

Dibër, 30 qershor 2025 (MIA) - Një tragjedi ka ndodhur dje në Itali, pasi diku rreth orës 16 në San Xhakomo di Pederoba në afërsi të Trevizos, është mbytur një vajzë 9 vjeçare me prejardhje nga Maqedonia, raporton "La Tribuna di Trevizo". 

"Vajza, Adna Islam, me prejardhje nga Maqedonia dhe banore e Kavaso del Tomba, ishte me familjen e saj, prindërit Ihmet dhe Naila dhe vallaun e motrën më të vegjël, në një pushim pasdite përgjatë brigjeve të lumit Pjave. Vogëlushja Adna po luante mbi gurë me vajza të tjera kur rrëshqiti dhe ra në lumë dhe u zhduk menjëherë, e tërhequr nga rrjedha e ujit", shkruan gazeta.

Shpejtë arritën zjarrëfikësit, karabinierët dhe zhytësit. Zhytësit nga brigada e zjarrëfikësve e gjetën trupin e vajzës rreth orës 18:30, të bllokuar mes gurëve. 

Siç shkruan gazeta, prefekti dhe zëvendësja e tij të prekur nga fatkeqësia shprehën ngushëllime të thella dhe gatishmëri për t’i ndihmuar familjes në çdo mënyrë.qa/ 

Foto: printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR