• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Indi kanë filluar zgjedhjet parlamentare të cilat do të zgjasin deri më 1 qershor

Në Indi kanë filluar zgjedhjet parlamentare të cilat do të zgjasin deri më 1 qershor

Nju-Dehi, 19 prill 2024 (MIA) - Në Indi kanë filluar sot zgjedhjet parlamentare, ku të drejtë vote kanë 968 milionë indianë, që është më shumë se popullata e përgjithshme e SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe Rusisë së bashku.

Zgjedhejt për 543 anëtarëve të Dhomës së poshtme në Parlament do të mbahen në shtatë faza deri më 1 qershor në më shumë se një milion vendvotime në vend. Fletëvotimet do të numërohen më 4 qershor, ndërsa rezultatet do të jenë ditën e njejtë..

Fitorja e kryeministrit Narendra Modi në zgjedhje duket si pothuajse e sigurt. Shtatëdhjetë e shtatë vjeçari Moda është akoma shumë i famshëm pas dy mandateve në pushtet, gjatë të cilave India e ka rritur fuqinë diplomatike dhe pozicionin ekonomik.

Sondazhi i zbatuar në vitin 2023 ka treguar se Modi është kandidat i pranueshëm për pothuajse 80 për qind të indianëve. Në zgjedhjet në vitin 2014 dhe 2019, ai i ka sjellë dy fitore bindëse partisë hindu nacionaliste Bharatia Xhanata. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR