• e mërkurë, 15 janar 2025

Në Indi është regjistruar rasti i parë i lisë së majmunit

Në Indi është regjistruar rasti i parë i lisë së majmunit

Nju Delhi, 9 shtator 2024 (MIA) - Në Indi është regjistruar rasti i parë i lisë së majmunit tek një burrë i cili udhëtonte në Indi nga një vend ku tashmë është regjistruar infeksioni.

Personi i infektuar është izoluar në spital dhe është në gjendje stabile, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë së Indisë.

Ministria nuk specifikoi se çfarë lloj virusi mund të ketë pacienti.

Lija e majmunit mund të transmetohet nga kontakti i ngushtë. Infeksioni është fatal në raste të rralla. Shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe flluska të mbushura me qelb në trup.

Mediat lokale muajin e kaluar njoftuan se India është në gatishmëri të shtuar pasi një lloj i ri i lisë së majmunit u përhap në të gjithë Afrikën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur më parë përhapjen e lisë së majmunit në Kongo dhe vende të tjera në kontinentin afrikan për rrezik global. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR