• e shtunë, 06 korrik 2024

Në gusht vendin e kanë vizituar mbi 102 mijë turistë të huaj

Në gusht vendin e kanë vizituar mbi 102 mijë turistë të huaj

Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Në muajin gusht, vendin e vizituan mbi 102 mijë turistë të huaj, janë evidentuar gjithsej 216.872 turistë, prej të cilëve 114.811 (52,9 %) ishin vendas, ndërsa 102.061 (47,1%) turistë të huaj.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, ata realizuan 877.138 bujtje, prej të cilëve 75,2 për qind turistë vendas, ndërsa 24,8 për qind turstë të huaj.

Në tetë muajt e para të vitit për 22 për qind është rritur numri i turistëve në krahasim me periudhën e vitit të kaluar, me ç'rast ka një rritje të turistëve vendas për 0,4, ndërsa turistë të huaj për 42,4 përqind. Numri i bujtjeve, megjithatë, është rritur për 9,6 për qind dhe atë i atyre vendas për 1,2 për qind dhe 25,5 për qind tek turistët e huaj. rq/bsh/

Foto: MIA arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR