Në gusht, më të përhapura kreditë konsumatore dhe ato për banesë, rënie u shënua te kreditë për automjete
- Depozitat totale në muajin gusht shënojnë rritje prej 12,4 për qind në nivel vjetor, ndërsa kreditë kanë një rritje prej 12,9 për qind.
Shkup, 19 shtator 2025 (MIA) - Depozitat totale në muajin gusht shënojnë rritje prej 12,4 për qind në nivel vjetor, ndërsa kreditë kanë një rritje prej 12,9 për qind.
Sipas të dhënave që sot i publikoi Banka Popullore, te depozitat më e theksuar është rritja në sektorin e amvisërive, ndërsa te kreditë, në sektorin korporativ.
Tek personat fizikë, më të përhapura në muajin gusht kanë qenë kreditë konsumatore dhe ato për banesë, të cilat shënojnë një rritje vjetore prej 9,9 për qind dhe 15,5 për qind, ndërsa kreditë për automjete shënojnë një rënie vjetore prej 2,5 për qind. Te kreditë e miratuara përmes kartelave kreditore ka ulje në nivel vjetor prej 7,1 për qind. qa/
Foto: Banka Popullore