• e premte, 14 mars 2025

Në Gjykatën Penale sot duhet të publikohet aktgjykimin për vrasjen tek "Mavrovasja"

Në Gjykatën Penale sot duhet të publikohet aktgjykimin për vrasjen tek

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Gjykata Themelore Penale në Shkup sot duhet ta shpallë aktgjykimin për vrasjen pas qendrës tregtare "Mavrovasja" në Shkup më 20 gusht të vitit të kaluar.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup në dhjetor të vitit të kaluar, ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vrasje, tentim vrasje dhe prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve plasëse.

Siç njofton PTHP Shkup,  i pandehuri më 20 gusht, prapa qendrës tregtare "Mavrovasja" në Shkup, nga lakmia, ka qëlluar me armë zjarri - pistoletë të dëmtuarin Vasil Eftimov, pas së cilës me pistoletë e ka kanosur dhe bashkëshortes ia ka marrë çantën, të cilën ajo e ka mbajtur në shpatull dhe një gajbe me ngjyra të ndryshme, në të cilën ka pasur vegla të ndryshme pune, të cilën të dëmtuarit e kanë pasur në automjet.  

Më vonë po të njëjtën ditë, kur zyrtarët policorë e kanë përgjuar të pandehurin së bashku me një person tjetër në veturë në rrugën Stojna Stefkova në Shkup, ai ka dalë nga dera e bashkëudhëtarit dhe ka gjuajtur ndaj katër policëve me tre predha në tentim për t'i vrarë ata, qëndron në njoftimin e Prokurorisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR