• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Gjykatën Supreme seancë publike pas apelit për paraburgimin e vazhduar të babait të Vanjës së vrarë

Në Gjykatën Supreme seancë publike pas apelit për paraburgimin e vazhduar të babait të Vanjës së vrarë

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim nga ora 12:00 do të mbahet seanca publike pas ankesës kundër masës së paraburgimit të Aleksandar Gjorçevskit, i dyshuar për rastin e vrasjes së vajzës së tij, Vanja Gjorçevska. 

Siç informuan nga Supremja, në lëndën penale të njohur në opinion si “Vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska”, para Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rasti është formuar pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, të deklaruar kundër vendimit për vazhdimin e masës së paraburgimit.

 "Këshilli për vepra penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vepruar sipas propozimit të të dyshuarit, të theksuar në ankesën e deklaruar përmes mbrojtësit Vladimir Tufexhiq, avokat nga Shkupi, ka caktuar seancë publike për 13.03.2024, me fillim në orën 12:00 në sallën e gjyqit në katin e parë të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi Gjykata e Lartë.

Ankesa deri në Gjykatën Supreme vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Shkupit, e cila e refuzoi kërkesën e mbrojtësit të Aleksandër Gjorçevskit, babait të 14-vjeçarit të vrarë Vanja, që t'i hiqet masa e paraburgimit. Sipas Apelit, ankesa është e pabazë. 

E mitura Vanja Gjorçevska e cila u raportua e humbur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit ishte gjetur i vdekur edhe një banorë i Velesit Pançe, i cili, gjithashtu, ishte raportuar për i zhdukur më 24 nëntor.

 Për të dyja vrasjet, për dy vepra penale "rrëmbim" dhe "vrasje në mënyrë brutale" i akuzuari i parë është Lubomir Palevski Pallço, për të cilin pritet ekstradimi nga Turqia, ndërsa për bashkëpunim akuzohen Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët janë në paraburgim në Shkup. Në paraburgim ndodhet edhe babai i Vanjas, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin me çka, siç thanë autoritetet në atë kohë duke ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij.

Pas propozimit të prokurorit kompetent, gjykata dje ia hoqi paraburgimin Stefan Dimovskit, shoferit të të dyshuarit kryesor për vrasjen e dyfishtë të Vanjës dhe Pançes, Ljupço Palevski-Palço, i cili dyshohet se ka ndihmuar gjatë arratisjes.

Ndaj Dimovskit janë shqiptuar masa e sigurimit – ndalesë ëër largim nga vendbanimi, konfiskim i dokumentit të udhëtimit dhe detyrim për paraqitje në gjykatë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR