Në Francë përsëri protesta për shkak të reformave pensionale
- Sindikatat franceze, të cilat nga janari organizojnë protesta kundër reformës së pensionale, për sot kanë paralajmëruar protesta të reja dhe do të jenë të parat pas miratimit të fundit të Ligjit për reformën pensionale.
Paris, 23 mars 2023 (MIA) – Sindikatat franceze, të cilat nga janari organizojnë protesta kundër reformës pensionale, për sot kanë paralajmëruar protesta të reja dhe do të jenë të parat pas miratimit të fundit të Ligjit për reformën pensionale.
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Zherald Darmanin deklaroi se 12.000 policë dhe xhandarë do të vendosen në të gjithë vendin, nga të cilët 5.000 do të jenë në Paris.
Ai përsëriti se në Francë ka liri të shprehjes, po jo edhe të drejtë për të krijuar trazira dhe incidente të protestave në rrugë.
Sot priten mes 600.000 deri 800.000 demonstrantë në 320 vende të ndryshme në Francë. Më të prekurit nga greva janë transporti, arsimi dhe energjetika. Të paktën 40 për qind e mësuesve të shkollave do të dalin në rrugë, ndërsa për shkak të bllokadës në rafineri, 13 për qind e pikave të karburantit janë tashmë pa karburant.
Drejtoria franceze për aviacion civil u kërkoi sot kompanive ajrore të anulojnë rreth 30 për qind të fluturimeve të tyre në aeroportin e Parisit Orli dhe 20 për qind në aeroportet e tjera. Er Franc paralajmëroi se do të pezullojë të gjitha fluturimet në distanca të gjata, veçanërisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Parisit Roasi-Sharll de Gol.
Pritet të ketë ndërprerje edhe në komunikacionin hekurudhor.
Sindikatat që organizuan protestat dje pas intervistës së Emanuel Makron thanë deklaruan se janë të zhgënjyer, duke shtuar se presidenti francez kishte treguar "përçmim për miliona protestues. ls/