• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në dy sulme izraelite në Gaza u vranë 30 persona, mes të cilëve 13 fëmijë

Në dy sulme izraelite në Gaza u vranë 30 persona, mes të cilëve 13 fëmijë

Gazë, 10 nëntor 2024 (MIA) - Mbrojtja civile palestineze në Gaza sot njoftoi se 30 persona, mes të cilëve 13 fëmijë, u vranë në dy sulme ajrore izraelite ndaj dy shtëpive në Rripin e Gazës.

Në sulmin e parë në një shtëpi familjare në Xhabalia, në veri të Gazës, humbën jetën të paktën 25 persona, nga të cilët 13 fëmijë.

Mbi 30 persona u plagosën herët në mëngjes, njoftoi Mbrojtja Civile.

Shpëtuesit palestinezë njoftuan edhe se në sulmin e dytë izraelit ndaj një shtëpie në lagjen Sabra, në qytetin e Gazës, u vranë pesë persona, ndërsa disa janë të zhdukur.

Thuhet se disa civilë ende janë nën rrënoja.

Armata izraelite lufton kundër organizatës palestineze Hamas dhe organizatave tjera të armatosura në Rripin e Gazës dhe kundër organizatës islamike libaneze Hezbollah në Liban.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njofton se mbi 43.500 palestinezë u vranë në ofensivën hakmarrëse izraelite në Gaza, nga të cilët shumica ishin civilë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR