7 tetor 2024 (MIA)
1763. - Lindi studiuesi humanist shqiptar Mikel Skutarista.
1778. - U lind një personalitet tjetër me origjinë durrsake Marcielo Durraco markez dhe patriot i Gjenovës, zyrtar i lartë në pallatin mbretëror të Sardenjës.
1849. - Në Baltimor vdiq Edgar Alan Po, poet veriamerikan. Lirika e tij shquhet për melankolinë dhe pikëllimin. Është autor edhe i rrëfimeve të shkurta të tmerrit "Macja e zezë".
1908. - U shpall unioni ndërmjet Greqisë dhe Kretës.
1930. - Punëtorët e shoqërisë "Ragazzi" që punojnë për ndërtimin e urës së Sinanajt u hodhën në grevë për shkak se nuk u paguheshin rregullisht pagat.
1940. - Gjermania në Luftën e Dytë Botërore e okupoi Rumaninë me çfarë preku deri te fushat e rëndësishme strategjike të naftës.
1949. - Shpallet Republika Demokratike e Gjermanisë. Uilhelm Pik ishte president, ndërsa kryeministër Oto Grotevol.
1969. - RP e Kinës kumtoi se është arritur pajtueshmëri për fillimin e negociatave me Bashkimin Sovjetik për kontestin kufitar.
1981. - Nënpresidenti i Egjipitit Hosni Mubarak u bë kryerës i detyrës shef i shtetit një ditë pas vrasjes së presidentit Anvar el Sadat, të kryer nga ana e terroristëve islamik.
1991. - Bashkësia Evropiane i vuri ultimatum Jugosllavisë për 24 orë t'i ndërpresë veprimet ushtarake të APJ-së. Në të kundërtën u kërcënua me sanksione ekonomike.
1992. - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të bashkuara e formoi Komisionin për hetimin e krimeve të luftës në Jugosllavi.
1993. - Në Shkup është konstituuar Agjencia për transformimin e ndërmarrjeve me kapital shoqëror.
2003. - Aktori amerikan me origjinë austriake Arnold Schwarzenegger është zgjedhur për guvernator i Kalifornisë, shtet më i banuar në SHBA.
2004. - Abdikoi mbreti kamboxhian Norodom Sihanuk i cili e çliroi vendin nga kolonia. Atë e trashëgoi i biri Norodom Sihamon.
2006. - Vritet gazetarja e njohur ruse Ana Politkovska, komentuese e "Nova Gazeta" dhe fituese e "Pendës së Artë të Rusisë" për vitin 2000.
2013 - Amerikanët Xhejms Rotman dhe rendi Shekman dhe gjermani Tomas Zidof e kanë fituar Çmimin e sivjetshëm Nobel për mjekësi ose fiziologji, për hulumtimet e ndërlidhura me atë që qelizat e organizojnë sistemin e tyre transmetues.
2014 - Jeponezët Isamu Akasaki dhe Hiroshi Amano, si dhe shtetasi amerikan i lindur në Japoni, Huxhi Nakamura këtë vit janë përzgjedhur fitues të Çmimit Nobel për fizikë.