• e premte, 25 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

16 qershor 2023 (MIA)

1487. - U zhvillua beteja e fundit e madhe në tokën angleze, që shënoi edhe fundin e "Luftës së Trëndafilave" midis fiseve të Jorkut dhe Lankasterit. 6 000 ushtarë u vranë në betejën e Stokut, e cila i siguroi monarkut Tudor fronin e mbretit të Anglisë.

1779. - Spanja i shpalli luftë Britanisë së Madhe dhe e filloi rrethimin e gadishullit Gilbraltar.

1858. - Lindi Gustav V, mbret i Suedisë (1907-'59). Gjatë mbretërimit të tij, ai e mbajti Suedinë neutrale gjatë të dyja luftërave botërore.

1890. - Lindi Sten Lorel, aktori i famshëm komik britanik, i cili, së bashku me komikun Hardi, formuan dyshen e famshme Laurel-Hardi.

1930. - Vdiq Elmer Ambrose Sperri, shpikësi amerikan i kompasit xhiroskopik.

1940. - Në Francë, Marshallit Filip Peten iu kërkua formimi i një qeverie të re pas dorëheqjes së Pol Rejno'.

1941. - Presidenti amerikan, Franklin D.Rusvelt urdhëroi mbylljen deri më datë 10 korrik të të gjithë konsullatave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1952. - Një aeroplan shpëtimi suedez, i cili po kërkonte një aeroplan të humbur dhe po fluturonte mbi ujërat territoriale suedeze, rrëzohet nga aeroplanët gjuajtës-sovjetikë.

1955. - Oficerët e marinës argjentinase kryen një sulm ndaj shtabit të përgjithshëm të presidentit Huan Peron, por ushtria i qëndroi besnike këtij të fundit dhe e shtypi revoltën.

1958. - Imre Nagi, kryeministri hungarez gjatë revoltës së vitit 1956, që u shtyp nga tanket sovjetike, u var në litar për tradhëti të lartë. Në të njëjtën ditë të vitit 1989, ai u rivarros mbas

një funerali emocionues që mblodhi nëpër rrugët e Budapestit më shumë se një çerek milion vetë.

1963. - Valentina Tereshkova bëhet gruaja e parë që shkon në hapësirë. Kjo ndodhi mbas lëshimit në hapësirë të anijes ruse Vostok 6, pjesëtare e së cilës ishte edhe ajo.

1972. - Kapet në Hanover nga policia e Gjermanisë Perëndimore bashkë-themeluesja e grupit terrorist Baader-Mainhof, Ulrike Mainhof.

1976. - Mijëra fëmijë të shkollave të Sovetos, qytet i banuar kryesisht nga zezakë dhe që ndodhet pranë Johanesburgut, u ngritën në një revoltë kundër planeve të qeverisë për futjen me forcë të gjuhës afrikane, si gjuhë mësimi në shkollat e zezakëve.

1977. - Sovjeti Suprem zgjodhi Leonid Brezhnjevin për të zëvëndësuar Nikollaj Podgornin në postin e presidentit.

1977. - Vdiq Verner von Braun, inxhinieri gjermano-amerikan i raketave. Ai projektoi raketat gjermane V1 dhe V2. Më vonë ai punoi në NASA.

1979. - Ekzekutohet për korrupsion gjenerali Injatius Kutu Açempong, ish diktatori ushtarak i Ganës në vitet 1972-'78.

1983. - Juri Andropov zgjidhet kryetar i Presidiumit të Sovjetit Suprem, pozitë kjo e barabartë me atë të presidentit.

1992. - Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, pret në Uashington presidentin rus, Boris Jelcin, për fillimin e Samitit ku ato ranë dakord në parim për reduktimin e arsenaleve të armëve strategjike deri në dy të tretat, deri në vitin 2003.

1997. - Republika e Maqedonisë dhe Kuvajti vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel të ambasadorëve.

1999. - Në Afrikën e Jugut, Tabo Mbeki betohet si president i vendit, duke zëvendësuar Nelson Mandelen.

2000. - Policia federale amerikane (FBI) bëri të dështojë mashtrimi më i madh ndaj investuesve të letrave me vlerë në historinë e SHBA-së. Ajo zbulon rreth 120 keqbërës të dyshuar, ndër ta edhe anëtarë të familjeve të mëdha mafioze të Nju Jorkut, që kanë manipuluar kursin e aksioneve të më shumë se 30 ndërmarrjeve.

2001. - Liderët e Bashkimit Europian "kënaqën" vendet kandidate duke e përcaktuar fundin e vitit 2002 si kohën përfundimtare për mbylljen e bisedimeve me vendet kryesore aplikuese, duke i hapur rrugën hyrjes së tyre në bllok.

2002. - Zyra e Përgjithshme meksikane e Juristëve arrestoi dy agjentë të policisë federale lidhur me vdekjen e një të dyshuari si rrëmbyes personash, i cili vdiq i mbytur ndërsa ndodhej nën kujdesin e policisë gjatë muajit mars.

2003. - Piktori dhe skulptori surealist italian Enriko Baj ndërron jetë në moshën 79 vjeçare, në Vergiate, pranë Vareses. Veprat e tij më të njohura janë seritë e kolazheve, të realizuara

gjatë viteve 50-60, ku shfaqen gjeneralë me trajta groteske me copa qelqi, shirita pëlhure apo copa me lule, pjesë smalti e guaska.

2006. - Shefat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në samitin në Bruksel e miratuan Deklaratën për Ballkanin Perëndimor në të cilën theksohet se "Serbia e qetë dhe prosperuese, tërëisht e integruar në familjen evropiane të kombeve është me rëndësi kyçe për stabilitetin në rajon".

2015. - Në vitin e 70-të të jetesës në Shkup papritmas ka vdekur shkrimtari Todor Çallovski, kumtoi Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë.

QËNDRONI TË LIDHUR