15 dhjetor 2024 (MIA)
- Dita e Librit Esperant
37. - Lindi Mbreti romak Neron Klaudij Cezar August Germanik, një nga qeveritarët më kontraversë në hostorinë e perandorisë romake.
1675. - Vdiq piktori holandez Jan Vremer i cili numërohet midis artistëve më të mëdhenj në historinë e pikturës edhe pse ka punuar vetëm rreth 40 piktura.
1806. - Mbreti francez Napoleoni i Parë hyri me trupat e tij në Varshavë.
1832 - Lindi Aleksandar Gustaf Ajfel, inxhinieri francez dhe ndërtuesi i Kullës së njohur Ajfel në Paris e cila është e lartë 320 metra.
1852. - Lindi fizikanti Antoni Anri Bekerel, shpikësi i rrezeve radioaktive Bekerel, fitues i çmimit Nobel për fizikë në vitin 1903.
1875. - Mbi qytetin anglez Çatam, në lartësi prej rreth 30 metrash fluturoi makineria fluturuese, kombinimi i çuditshëm i një çadre dhe një dragoi.
1897. - Vdiq shktimtari francez Alfons Dode. Ka shkruar romane, drama dhe novela. Veprat "Safo, "Numa Rumestan" "I pavdekshmi".
1944. - Në Shkup filloi konferenca e parë kombëtare Fronti antifashisht i grave të Maqedonisë.
1945. - Orkestra simfonike e Filarmonisë së sotme të Maqedonisë e mbajti koncerit e saj të parë simfonik.
1946. - Në Shkup filluan ligjëratat e para në Fakultetin Filozofik.
1961. - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e hodhi poshtë propozimin sovjetik për pranimin e Kinës në organizatën botërore.
1964. - Kuvendi në Kanada e pranoi flamurin e ri kombëtar. Flamuri u pranua si simboli i Kanadasë.
1970. - Në Venera u lëshua anija kozmike sovjetike "Venera 7" nga e cila sinjalet erdhën vetëm disa minuta por dhanë përgjigje për shumë çështje.
1978. - Presidenti i SHBA-së Xhimi Karter kumtoi se vendi i tij nga 1 janari i vitit 1979 do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kinën, ndërsa marrëdhëniet me Tajvanin do t'i ndërpresë.
1993. - Në Nju Jork vdiq Mirna Loj, aktore amerikane e filmit.
1994. - Pas krizës njëvjeçare politike Xhon Bruton u bë kryministri i ri i Republikës së Irlandës.
1999. - Shefi i UNMIK-ut Bernar Kushner e formoi qeverinë e përkohëshme të Kosovës ku në Prishtinë u nënshkrua dokumenti me përfaqësuesit politikë shqiptarë.
1999 - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është bërë inagurimin i presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë (i dyti pas pavarësimit të vendit, pas Kiro Gligorovit) Boris Trajkovski.
2000. - Presidenti ukrinas Leonid Kuçma urdhëroi që të mbyllet centrali bërthamor në Çernobil në të cilin para 14 viteve ndodhi incidenti më i madh në historinë e centraleve bërthamore.
2004. - Në jug të Francës solemnisht u hap ura më e lartë në botë "Mijo" shtylla e saj më e lartë është 340 metra. Ura është e gjatë dy kilometera dhe është punë e përbashkët francezo-britanike.
2006. - Japonia për herë të parë pas disfatës në Luftën e Dytë Botërore u bë me Ministri të Mbrotjes. Pas kapitullimit në vitin 1945, Japonia e kishte të ndaluar rreptësisht që të kishte forca të aramtosura.
2011 - Ish-presidenti francez Zhak Shirak është dënuar në dy vite burgim me kusht në aferën me punësime të rreme fiktive në administratën e Qytetit të Parisit.