Në ditën e sotme
- 1398. - Luftëtari mongolo-turk Tamerlan (Timur Lenk) pushton qytetin indian Delhi.
18 dhjetor 2024 (MIA)
1398. - Luftëtari mongolo-turk Tamerlan (Timur Lenk) pushton qytetin indian Delhi.
1737. - Vdiq Antonio Stradivari, prodhues italian i violinave. Të njohura për cilësinë e tyre mahnitëse të zërit, violinat e tij janë akoma dhe sot më cilësoret.
1828. - Një tërmet i fuqishëm e shkatërroi qytetin Japonez Nagaoka, ku e humbën jetën 30.000 njerëz.
1829. - Vdiq Zhan Batist Lamark, shkencëtar dhe filozof, themelues i mësimit për zhvillimin e qenieve të gjalla. Sipas tij, qeniet e gjalla e ndryshojnë strukturën dhe disa
organe varësisht prej nevojave të jetës, ndërsa nevojat ndryshojnë, me ndryshimin e rrethit. Lindi më 1 gusht të vitit 1744.
1856. - Lindi fizikanti anglez Xhozef Xhon Tomson, kryetar i Shoqërisë mbretërore në Londër, profesir në Universitetin në Kembrixh, si dhe fitues i Çmimit Nobel për fizikë në vitin 1906. Në vitin 1897 e zbuloi elektronin, si dhe strukturën atomike të elektriciteteve dhe e dha bazën shkencore për zbatimin e elektricitetit nëpër gazra.
1863. - Lindi Franc Ferdinand, Arkiduka i Austrisë. Vrasja e tij në Sarajevë në vitin 1914 i dha shkëndijën zinxhirit të ngjarjeve që çuan në fillimin e Luftës së Parë Botërore.
1865. - Me ratifikimin e amendamentit të 13-të, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, abrogohet (hidhet poshtë) skllavëria.
1903. - Traktati SHBA-Panama vendos zonën e Kanalit nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt një qiraje vjetore.
1913. - Lindi politikani gjerman Vili Brand. Kryetar Bashkie i Berlinit në vitet 1957-1966 dhe kancelar prej vitit 1969, ai u detyrua të japë dorëheqjen në vitin 1974 për shkak të zbulimit të sekretares së tij si agjente e Gjermanisë Perëndimore. Ai fitoi çmimin 'Nobel për paqen' në vitin 1971.
1916. - Gjatë Luftës së Parë Botërore, beteja 10-të mujore e Verdynit përfundon me humbje kolosale; rreth 543.000 forca franceze dhe 434.000 forca gjermane mbetën të vrarë në këtë betejë.
1940. - Një plan sekret, i ideuar nga Adolf Hitleri, urdhëron shtabin e përgjithshëm gjerman të përgatitet për invadimin e Rusisë, nën emrin e koduar "Operacioni Barbarosa".
1947. - Lindi Stiven Spilberg, krijuesi i famshëm i filmit amerikan. Ndër filmat e tij përfshihen "E.T", "Xhurasik park" dhe "Lista e Shindlerit".
1956. - Japonia është pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
1958. - Shpallet Republika e Nigerisë, si shtet i pavarur në Afrikën Ekuatoriale.. Deri atëherë ishte koloni franceze.
1970. - Në Itali miratohet Ligji për divorc të martesës edhe krahas kundërshtimit të madh të Kishës katolike.
1973. - Siria refuzoi të marrë pjesë në bisedimet e Gjenevës për Lindjen e Afërt.
1980. - Vdiq nga një atak zemre Aleksei Kosigin, ish- kryeministër i Bashkimit Sovjetik. Ai ishte kryeministër nga viti 1964 deri në vitin 1980.
1994. - Ish presidenti amerikan Xhimi Karter arriti në aeroportin e Sarajevës, me çfarë e filloi etapëën e dytë nga misioni i tij ndërmjetësues në BeH.
1995. - Në Fulda vdiq Konard Cuse, shencëtar gjerman i kompjuterit. Ai e konstruktoi kompjuterin e parë elektronik në botë nën emrin ZZ, në vitin 1941. Për shkak se Gjermania ishte në luftë, kjo risi nuk mundej menjëherë të prezantohet. Një hulumtim i
pavarur në SHBA solli deri në kontruktimin e një aparati të njëjtë në vitin 1944 me emrin Mar 1. Lindi në vitin 1910.
2005. - Në zgjedhjet presidenciale në Bolivi fitoi Evro Morale, si pjesëtar i popullit indan Ajmari.
2006. - Vdiq Xho Barbara, bashkëautor me Bil Hanon i filmave vizatimorë si Tomi dhe Xheri, familja Kremenko dhe Skubi Dy. Barbera suksesin e parë e përjetoi me filmat vizatimorë Tomi dhe Xheri. Dy krijuesit filluan krijmtarinë e tyre në vitet 30-të ndërsa suksesin dhe popullaritetin e arritn në vitet 60-të të shekullit të kaluar.
2011. - Ish-presidenti i Republikës Çeke dhe disident i dikurshëm Vaclav Havel ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare.