• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

29 shtator 2024 (MIA)


106 p.e.s - Lindi Gnaeus Pompey Magnus, Pompei i madh, gjeneral dhe burrë shteti romak. Ai pushtoi Jeruzalemin dhe hyri triumfues ne Romë në vitin 61 p.e.s.


1555. - Në Stamboll ndërroi jetë Karamahmut Pasha, vezir i madh i perandorisë osmane me prejardhje shqiptare. Ai mbaroi shkollën e oborrit perandorak. Ishte jeniçer, dhe nga beteja në betejë u ngjit në postin më të lartë ekzekutiv të perandorisë.


1833. - Vdiq Ferdinandi i VII mbret i Spanjës, nga marsi në maj të vitit 1808 dhe 1814 deri ne vitin 1833.


1901. - Lindi fizikani bërthamor italian Enrico Fermi. fitues i Çmimit Nobel për fizikë në vitin 1938. Në Universitetin e Çikagos udhëhoqi me ndërtimin e reaktorit të parë bërthamor.


1902. - Në Paris vdiq Emile Zola, shkrimtar francez mjaft i njohur, simbol i shkollës së natyralizmit dhe figurë e rëndësishme në liberalizmin politik të Francës. Librat e tij janë: "Rugon Makarët", "Zherminal", "Shkëlqesia e tij", "Rrëfimi i Klodit", "Misteret e Marsejës", "Paraja", "Thérèse Raquin", "Një fletë dashurie" etj.


1911. - Italia i shpall luftë Turqisë në lidhje me zotërimin e Tripolitanias, një provincë në mbretërinë e Libisë.


1913. - Rudolf Dizel, shpikësi francez i motorit me djegie të brendshme, diezel, zhduket në det duke u mbytur në kanalin La Mansh.


1918. - Bullgaria nënshkruan nje armëpushim me aleatët në Luftën e Parë Botërore.


1938. - Franca, Gjermania, Italia dhe Britania nënshkruan marreveshjen e Mynihut, sipas së cilës, krahina gjermanisht-folese e sudeteve në Çekosllavaki i dorëzohet Gjermanisë naziste.


1943. - Lindi Lek Valesa, ish- president i Polonisë dhe udhëheqësi i sindikatës së solidaritetit.


1950. - Gjenerali Dagllas Nebartur i dorëzon qytetin e Seulit, presidentit të Korese  së Jugut, SigmonRi.


1961. - Siria shkëputet nga Republika e Bashkuar Arabe, duke formuar republiken e pavarur arabe te Sirisë.


1970. - Zëvendëspresidenti i Egjiptit, Anvar Sadet, bën betimin si president i vendit, pas vdekjes se Gamel Abdel Nasar.


1972. - Kina dhe Japonia bien dakord për të vendosur marrëdhënie diplomatike midis tyre.


1985. - Për herë të parë në Francë nisi si veprimtari ndërkombëtare, Ditët e hapura për monumentet historike.


1988. - Lëshohet në hapësirë anija kozmike 'Discovery'. Ky ishte misioni i parë pas shpërthimit të anijes kozmike "Challenger" në janar të vitit 1986.

1988. - Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara e fituan Çmimin Nobel për Paqe.


1993. - Në Aruba, shteti i ishujve Karaibe, Republika e Maqedonisë është pranuar anëtare e barabartë e Interpolit, organizatë ndërkombëtare e policive kriminalistike.


1993. - Udhëheqësi veteran komunist, George Marchais, një nga komunistët e fundit fanatikë në Europë, pas një periudhe prej dy dekadash në krye të partise Komuniste franceze, njoftoi tërheqjen e tij nga politika për arsye shëndeti.


1995. - Mercenarë të udhëhequr nga një ushtarak francez, i quajtur Bob Denar, marrin pushtetin në Komoro. Kjo u arrit mbasi ata mundën trupat qeveritare, të cilat ishin pajisur keq nga ana ushtarake.


2003. - Gjyshi i botës, sipas rekordit Gines, japonezi Yukichi Chuganji, vdiq në moshën 114-vjeçare, në ishullin jugor të Kyushu.


2006. - E humbën jetën 155 persona kur aeroplani për udhëtarë "Boing 737-800" i kompanisë braziliane "Gol" u rrëzua në Xhunglën e Amazonit. Aeroplani fluturonte nga Manusi në Brazili ku u përplas me një aeroplan të vogël privat të llojit "Embraer".

QËNDRONI TË LIDHUR