• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

8 nëntor 2024 (MIA) 

- Dita Ndërkombëtare për Mjedise Urbane

1519. - Konkuistadori spanjoll Fernando Kortes hyri në Siudad Meksiko.

1462. - U shkrua dokumenti i parë i gjuhës shqipe, "Formula e pagëzimit". Ajo është një fjali e shkurtër shqipe me shkronja latine në një letër qarkore të kryepeshkopit të Durrësit Pal Ëngjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Gjergj Kastriotit. Formula përdorej për të pagëzuar fëmijët e porsalindur në kushtet e luftrave të vazhdueshme kundër osmanëve. Formula dëshmonte se shkrimi i shqipes me gërma latine duhet të jetë përdorur edhe para kësaj date. Formula e pagëzimit u zbulua në bibliotekën Laurentiana të Milanos nga albanologu rumun Nikola Jorga dhe u botua prej tij më 1915.

1608.- Ka lindur Xhon Milton, poet anglez, njëri ndërmë të rëndësishmit në letërsinë botërore dhe mendimtar i madh. Nga veprat e njohura janë "Himni në mëngjesin e lindjes së Krishtit", "Shkëlqimi i humbur" dhe "Parajsa e kthyer". Vdiq në vitin 1674.

1847. - Lindi Bram Stoker, autor irlandez, i njohur për përrallën popullore horror "Drakula".

1895. - Vilhelm Rentgen, në universitetin e Vyrcburgut në Gjermani, zbuloi valët elektro-magnetike të cilat i quajti rrezet "X".

1909.- Lindi Ketrin Hepbern, aktore amerikane e filmit dhe teatrit. Më shpesh interpretoi personazhe të grave me sensibilitet të shquar. Vdiq në vitin 2003.

1917. - Në Rusi, themelohet Këshilli i Komisarëve të Popullit. Në atributet e një qeverie të re, ai emëron Leninin si kryetar, Trockin si komisar të jashtëm dhe Stalinin si komisar të nacionaliteteve.

1923. - Në Traktatin e Lozanës që parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, tragjikisht mbetën jashtë traktatit shqiptarët myslimanë të Çamërisë. Përballë këtij fakti një pjesë e Çamërisë kaloi kufirin për në Shqipëri. Një pjesë u vendos kryesisht në rajonin e Izmirit të Turqisë.

1935. - Lindi aktori i famshëm francez dhe producenti francez Alen Delon. Ndër filmat e tij më të paharruar përmenden "Rroko dhe vëllezërit e tij", "Leopardi", "Samurajt" dhe "Z.Klei

1942. - Me zbarkimin e forcave aleate në Afrikën e Veriut, fillon fushata Algjeri-Marok e Luftës së Dytë Botërore.

1960. - Xhon F.Kenedi zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Lindon Xhonson zëvendëspresident.

1988. - Xhorxh Bushi fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mundur rivalin e tij, Majkëll Dukakis.

1997.- Në Kinë filloi ndërtimi i hidroelektranës "Tre grykat", centrali më i madh elektrik në planet.

1998. - Vdiq në moshën 84-vjeçare veterani i filmit francez dhe aktori i teatrit Zhan Mare. Ai u bë i njohur për interpretimin e tij në filmin "E bukura dhe bisha".

1999. - Vdiq katër dite pasi mbushi 101 vjeç, gjimnasti Leon Shtukelj, kampioni olimpik me i vjetër në botë. Shtukelj fitoi gjashtë medalje, përfshirë dy medalje ari në Olimpiadën e Parisit në vitin 1924 në paralele dhe në gjithë konkurrimin e tij në tërësi.

2000. - Në Tetovë qëndroi i hapur Panairi i parë i Librit Shqip ku morën pjesë botues shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

2006. - Të paktën 60 njerëz janë vrarë, ndërsa 150 janë lënduar në lindje të Sri-Lankës, në vendin Kitiraveli, kur ushtria me artileri e sulmoi kampin për personat e zhvendosur brenda vendit.

###

QËNDRONI TË LIDHUR