Në ditën e sotme
- Lindi piktori francez Jean Antoine Watteau (Zhan Antoan Vato), përfaqësues tipik i rokokosë. Pikturimi i tij është me ngjyra dhe vizatime delikate kryesisht kushtuar temave nga jeta e aristokratëve.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:20, 10 tetor, 2024
10 tetor 2024 (MIA)
1684. - Lindi piktori francez Jean Antoine Watteau (Zhan Antoan Vato), përfaqësues tipik i rokokosë. Pikturimi i tij është me ngjyra dhe vizatime delikate kryesisht kushtuar temave nga jeta e aristokratëve.
1813. - Lindi Xhuzepe Verdi, një nga kompozitorët më të mëdhenj italianë të gjinisë së operas. Ndër veprat e tij përmenden "Aida", "Otello" dhe "Rigoleto". Vepra e fundit e tij "Falstaf" u shkrua nga ai në moshën 76 vjeçare.
1911. - Udhëheqësi nacionalist kinez Sun-Jet-Sen shpalli republikën e Vusang dhe filloi revolucionin që rrëzoi dinastinë Mansu.
1930. - Lindi në Manhatan gjenerali i aviacionit amerikan, me origjinë shqiptare Tomas Poçari. 36 vjet ai shërbeu në Forcat Ajrore amerikane dhe u nderua me medalje, që dëshmojnë për aftësitë e tij në profesionin e ushtarakut të talentuar.
1954. - Ho Shi Mini hyri në Hanoi pas tërheqjes së trupave franceze në vijim të kushteve të armëpushimit.
1964. - Në Tokio janë hapur Lojërat Olimpike, të parat në Azi.
1970. - Vdiq Eduar Doladjo, politikan francez, tri herë kryeministër i Francës gjatë viteve '30. Ai ishte një nga nënshkruesit e Paktit të Mynihut të vitit 1938, pakt që lejoi Gjermaninë naziste të merrte krahinën e Sudeteve në Çekosllovaki.
1975. - Mbreti Leka I u martua me mbretëreshën Suzanë, që kishte lidhje gjaku me familjen mbretërore të Anglisë.
1980. - 2.590 vetë mbetën të vdekur nga tërmeti i shkallës 7,3 rihter që goditi qytetin El Asnan në Algjeri. Mbi 330.000 vetë mbetën pa shtëpi.
1982. - Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Polonisë pasi qeveria polake hodhi poshtë sindikatën Solidarnost.
1985. - Vdiq Jul Brener, aktor amerikan i skenës dhe ekranit. I njohur roli i tij në filmin muzikal "Mbreti dhe unë", për të cilin fitoi dhe çmimin Oskar.
1993. - Trageti "Soohoe" me 362 persona në bord përmbytet 210 km në jug të Seulit. Anija ishte projektuar për 292 vetë. Mbas përmbytjes 292 vetë humbën jetën dhe 70 arritën të shpëtonin.
1998. - Në Republikën Demokratike të Kongos, rebelët rrëzuan një aeroplan Boing 727 të shoqërisë ajrore kongoleze. Rrëzimi ndodhi pranë Kindusë, në jugperëndim të bazës Gorra të rebelëve. Të 41 personat në bord mbetën të vdekur.
2001 - Autoritetet amerikane përpiluan një listë të re me 22 terroristët më të kërkuar në botë, mes të cilëve figuronte dhe shefi fondamentalist Osama Bin Laden dhe zëvendësat e tij kryesorë.
2003 - Në Bruksel, me rastin e Ditës botërore kundër dënimit me vdekje, u krijua "Shoqata botërore e parlamentarëve të prirur për heqjen e dënimit me vdekje".
2004 - Vdes aktori amerikan Kristofer Riv, apo "Supermeni", i cili që nga viti 1995 mbeti në karrocë invalidore për shkak të rrëzimit nga kali me ç'rast theu dy vertebra. Në gjendje të këtillë luan në shumë filma, duke e përfshirë edhe rimejkun e Hiçkovit "Dritarja në oborr".
2012. Amerikanët Robert Lefkoviq dhe Brajan Kobilka janë fitues të Çmimit Nobel për kimi këtë vit.
2013. Shkrimtarja kanadeze Alis Manro (82) e fitoi Çmimin nobel për letërsi.