• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

25 dhjetor 2024 (MIA)

- Krishterët të cilët i përmbahen Kalendarit Gregorian sot e festojnë Krishtlindjen, një nga festat më të mëdha krishtere.

1642. - Në Uolstrop lindi Isak Njutni, fizikan, astronom dhe matemacient anglaez. Vdiq në Kensinton, më 20 mars të vitit 1727 dhe është varrosur në Opatinë Uestministere, me çka u bë shkencëtari i parë i nderuar me këtë nderë.

1721. - Lindi shkrimtari anglez Uiliam Kolins, një prej poetëve më të rëndësishëm lirikë anglez në shekullin e 18. Veprat "Mbrëmje", "Liri".

1741. - Fizikanti suedez Andres Celzijus e krijoi shkallën prej 11 gradëve për matjen e temperaturës.

1876. - Lindi burrështetasi pakistanez Mohamed Ali Xhin, themelues dhe president i parë i Pakistanit, i cili së bashku me Mahatma Gandin dhe Xhavarahall Nehrun kanë luftuar për pavarësinë e Indisë nga Britania e Madhe. Më vonë ai me ta ka hyrë në konflikt për shkak se kërkoi shtet të posaçëm mysliman. Britania në vitin 1947 e njohu pavarësinë e Indisë dhe të shtetit mysliman të quajtur Pakistan.

1899. - Lind aktori amerikan Hemfri Deforest Bogart, fitues i Oskarit në vitin 1951 për filmin "Mbretëresha afrikane".

1903. - Në Sofje ka dalë nga shtypi libri "Për punët maqedonase" e revolucionarit, publicistit dhe linguistit maqedonas Kërste Petkov Misirkov.

1911. - Në Çikago lindi Borne Hogartm ilustratori i "Tarzanit". Vdiq në Paris, më 28 janar të vitit 1996.

1971 - Në një zjarr në një hotel në Seul, kryeqyteti i Koesë Jugore, kanë humbur jetën 139 persona.

1973 - Vdiq Ismet Imeni, politikan i theksuar turk, ministër i Punëve të Jashtme, kryeministër dhe president i Republikës së Turqisë. Ishte bashkëpunotër shumëvjeçar i Kemal ATaturkut, "babai" i Turqisë moderne. Ka lindur më 24 shtator të vitit 1884.

1979. - Trupat sovjetike hynë në Afganistan, në intervenim të parë ushtark të Bashkimit Sovjetik jashtë Paktit të Varshavës, ndërsa Moska zyrtare këtë e sqaroi si intervenim me qëllim që të pengohet lufta qytetare në vend.

1989. - Çifti i ndërruar diktatorial Nikolla Çaushesku dhe Elena Çaushesku janë ekzekutuar në Tërgovishte pas gjykimit të fshehtë dhe të shpejtë.

1995. - Në përmbytjet në lindje të Afrikës Jugore jetën e humbën së paku 124 persona.

2000. - Në një zjarr që e kaploi qendrën e qytetit kinez Luojang jetën e humbën së paku 309 persona.

2006. - Vdiq Xhejms Braun, një prej këngëtarëve më të suksesshëm amerikanë të bluzit.

###

QËNDRONI TË LIDHUR