10 nëntor 2023 (MIA)
- Dita Botërore e Rinisë
- Dita Botërore e Shkencës
1444. - Në betejën afër Varnës, Bullgari, forcat e sulltan Muratit II e mundën ushtrinë polako-hungareze të mbretit polak Vlladisllav III, i cili humbi jetën në betejë.
1483. - Lindi Martin Luther, prift dhe profesor i teologjisë, themelues i protestantizmit dhe udhëheqës i reformacionit në Gjermani.
1697. - Lindi piktori anglez Uilijam Hogart, piktor i jashtëzakonshëm i portreteve dhe fizionomive.
1796. - Vdiq mbretëresha ruse Katarina II Aleksejevna, e quajtur Katarina e Madhe. Ka qeverisur fuqimisht deri në vitin 1762.
1891. - Në Marsej vdiq Artur Rembo, poet francez. Që i ri u bë i famshëm, ndërsa në moshën 17 vjeçare e shkroi poemën "Anija e dehur". Në moshën 20 vjeçare ndaloi të shkruajë, duke kaluar nëpër literaturë si "meteor", duke lënë në trashëgimi vepra që e paralajmëroi simbolizmin dhe nadrealizmin. Lindi më 20 tetor të vitit 1854.
1925. - Në Pantrihidifen, në Uellsin Jugor ka lindur Riçard Uolter Xhinkins Barton, artist i njohur britanik i teatrit dhe artist filmi, kolos i artit të shtatë. Vdiq në Gjenevë, më 4 gusht të vitit 1984.
1928. - Regent Hirohito është kurorëzuar mbret i Japonisë.
1938. - Në Stamboll ndërroi jetë Mustafa Kemal-Pasha, i quajtur Ataturk - baba i turqëve, revolucionar turk, marshall dhe burrështetas. Ka lindur në Selanik në vitin 1880.
1964. - Në përmbytjet në pjesën qendrore të Vietnamit Jugor humbën jetën rreth 10.000 persona.
1990. - Udhëheqësi i socialistëve Çender Shekar u bë kryeministri i Indisë.
2000. - RF e Jugosllavisë u bë anëtare e plotëfuqishme e OSBE-së.
2007. - Vdiq Norman Mailer, letrat amerikan. Autor i bestselerit "Lakuriq dhe të vdekur", romani i cili fitoi famë ndërkombëtare. Dy hetë ishte fitues i Çmimit Pulitzer.