• e mërkurë, 25 shkurt 2026

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

25 shkurt 2026

1707. – Lindi shkrimtari italian Karlo Goldoni, ringjallës i komedisë italiane. 

1723. – Vdiq arkitekti anglez Kristofer Ren, themelues i Shoqërisë mbretërore në Londër (akademia e shkencave) dhe kryetari i saj i parë nga viti 1680 deri në vitin 1682. 

1842. – Lindi Karl Mej, shkrimtar gjerman, i cili ndërroi jetë në vitin 1912. 

1866. – Në Peskaserol u lind Benedikt Kroçe, filozof, historian, kritik letrar dhe burrështetas italian. 

1885. – Gjermania vendosi administratë koloniale mbi Tanganjikën dhe Zanzibarin. 

1899. – Vdiq themeluesi i agjencisë britanike të lajmeve Rojter – Paul Julius fon Rojter, me origjinë hebraik gjerman dhe emri i vërtetë Iztael Bir Josafat. 

1949. – Me ligj të Kuvendit Popullor të RP të Maqedonisë u themelua Universiteti në Shkup. 

1954. – Gamal Abdul Naser u zgjodh kryeministër i Egjiptit. 

1956. – Në fjalimin në kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushçov e dënoi qeverisjen e Stalinit. 

1976. – SHBA vendosën veto në rezolutën e Kombeve të Bashkuara me të cilën u dënua aneksi izraelit në Jerusalemin Lindor. 

1991. – Raketa irakiane “skad” në Luftën e ishullit duke e goditur kazermën e marinsave amerikanë shkaktoi vdekjen e 28 ushtarëve. 

1991. – Në Budapest, Hungari, ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të gjashtë vendeve anëtare të Marrëveshjes së Varshavës (Bashkimi Sovjetik, Polonia, Çekosllovakia, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria) nënshkruan Protokoll për pezullimin e organizatës së tij ushtarake, pas 36 viteve të ekzistimit (14 maj të vitit 1955. 

1993. – Kim Jong Sam e mori detyrën president i Koresë Jugore si civil i parë pas 32 viteve në krye të atij shteti aziatik. 

1994. – Në Bruksel zyrtarisht filloi të punojë  Ambasada e Republikës së Maqedonisë. 

1994. – SHBA e dëboi diplomatin rus Aleksandar Lisenko, duke pohuar se bëhet fjalë për shef të zbuluesve rus në Uashington. 

1998. – Detyrën president të Koresë Jugore e mori Kim De Xhung, ish lider  disident shumëvjeçar gjatë diktaturës ushtarake në vend. 

2007. – Irani me sukses e lansoi raketën e parë bartëse satelitore, vepër e shkencëtarëve vendorë. Në bashkëpunim me Rusinë, Irani dy vite më parë, në kozmos e lansoi edhe satelitin “Sina 1”. 

2007. – Në një sulm vetëvrasës në oborrin e një institucioni arsimor të Bagdadit janë vrarë të paktën 40, ndërsa janë plagosur 34 persona. 

QËNDRONI TË LIDHUR