• e enjte, 26 shkurt 2026

Mot me diell dhe i qëndrueshëm me erë të përforcuar veriore përgjatë Vardarit

Mot me diell dhe i qëndrueshëm me erë të përforcuar veriore përgjatë Vardarit

Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior, lokalisht deri në 50 kilometra në orë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të lëvizë prej -2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 13 gradë.

Në ditët në vijim nën ndikimin e një zone me presion të lartë të ajrit, vijon periudha e motit të qëndrueshëm dhe me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me temperatura më të ulëta të mëngjesit. Të enjten do të fryjë erë mesatare, përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior, më i theksuar përgjatë Vardarit. sa/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR