Në ditën e sotme
- 1560. - Vdiq mbreti francez Fransoa i Dytë, i cili sundoi vetëm një vit. E trashëgoi vëllai i tij Sharli i Nëntë, në sundimin e të cilit filluan luftërat mes katolikëve dhe hugenotëve.
- Post By Fami Bajrami
- 08:01, 5 dhjetor, 2024
5 dhjetor 2024 (MIA)
1560. - Vdiq mbreti francez Fransoa i Dytë, i cili sundoi vetëm një vit. E trashëgoi vëllai i tij Sharli i Nëntë, në sundimin e të cilit filluan luftërat mes katolikëve dhe hugenotëve.
1791. - Në Vjenë ndërroi jetë Volfgan Amadeus Mocart, kompozitor i madh austriak. Veprat e tij më të njohura janë operat "Flauta magjike", "Dasma e Figaros", "Don Zhuan" dhe të tjera. Ka lindur në Salcburg, më 27 janar të vitit 1756.
1848. - Presidenti amerikan njoftoi se në Kaliforni është gjetur ar, me çka filloi "zhurma e arit" në të gjithë Amerikën.
1979. - Ndërroi jetë fizikani skocez Xhejms Klark Maksvel, më i njohuri në shekullin 19.
1912. - Për president të SHBA-së u zgjodh Vudro Uilson, duke u bërë presidenti i vetëm në historinë amerikane, i cili në zgjedhje fitoi dy ish-shefa të shtetit Uiliam Taft dhe Teodor Ruzvelt.
1914. - Franca dhe Britania e Madhe në Luftën e Parë Botërore i shpallën luftë Turqisë.
1926. - Vdiq piktori francez Klod Mone, njëri nga themeluesit i impresionizmit.
1946. - Nju-Jorku është zgjedhur për seli e përhershme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
1956. - Trupat britanike dhe franceze filluan me tërheqjen nga Egjipti (kanali i Suezit) pas mossuksesit në luftën e Suezit.
1996. - Kandidati i Partisë Demokratike, Bill Klinton, përsëri është zgjedhur për president të SHBA-së, duke e fituar republikanin Bob Dol.
2007. - Ndërroi jetë Dan Josif, njëri nga Liderët e revolucionit në Rumani, i cili në vitin 1989 ishte drejtuar kundër regjimit të ish-diktatorit rumun Nikollaj Çaushesku.
2011. - Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë shpalli aktvendim se Greqia e ka shkelur nenin 11 nga Marrëveshja e përkohshme me bllokimin e pranimit të Maqedonisë në NATO në Samitin në Bukuresht në vitin 2008.
2012. - Xhaz pianisti legjendar dhe kompozitor Dejvid Brubek vdiq jo vetëm një ditë para se të mbushë 92 vite.
2013. - Presidenti i parë jugoafrikan dhe ikona e luftës kundër aparthejdit, Nelson Mandella vdiq në shtëpinë e tij në Johanesburg në moshën 95-vjeçare. Mandella e kryesonte tranzicion e qetë në Afrikën Jugore me transferimin e pushtetit nga pakica e të bardhëve tek të zinjtë shumicë në vitet e 90-ta të shekullit 20-të, pasi paraprakisht në burg i kaloi 27 vjet. Në vitin 1993 Mandela e fitoi Çmimin Nobël për paqe, ndërsa një vit më vonë u zgjodh presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut. Në fund të mandatit pesëvjeçar në vitin 1999 u tërhoq nga funksioni dhe nga politika. Në vitet e mëvonshme, Mandela ishte ambasador i vërtetë i realitetit të ri jugoafrikan duke e promovuar vendin nëpër botë
###