• e hënë, 21 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

11 prill 2025 (MIA)

1514. - Vdiq arkitekti italian Donato Bramante. Projektoi shumë ndërtesa dhe e rikonstruoi kishën "Shën Pjetri" në Vatikan.

1814. - Pas disfatës në Rusi, pas betejës së humbur afër Japcingut dhe pas rrënies së Parisit, mbreti francez Napoleon Bonaparta ishte i detyruar të heqë dorë.

1865. – Presidenti amerikan, Abraham Linkoln, mban fjalimin e tij të fundit në publik.

1894. - Uganda u bë protektorat britanik.

1919. - Në Konferencën paqësore në Paris është formuar Organizata ndërkombëtare e punës.

1941. - Trupat gjermane i morën Dibrën, Ohrin dhe Strugën dhe u bashkuan me njësitet italiane.

1945. - Ushtarët amerikan në Luftën e Dytë Botërore e kanë çliruar kampin e përqëndrimit nazist Buhenvald.

1961. - Para gjykatës në Jerusalem ka filluar gjykimi i nazistit austriak Adolf Ajhman, shef i Departamentit të Gestapos për shkatërrimin e hebrenjve dhe për kampe gjermane në Luftën e Dytë Botërore.

1961. - Nigeria vendosi embargo tregtare ndaj Afrikës Jugore për shkak të politikës së aparteidit në atë vend.

1977. - Vdiq shkrimtari francez Zhak Andi Mari Prever. Ka shkruar shumë skenare në kinematografinë franceze. veprat e tij më të njohura janë përmbledhjet e këngëve "Balloja e madhe pranverore", "Shiu dhe moti i mirë", "Fjalët" dhe të tjera.

1985. - Në Tiranë vdiq Enver Hoxha, politikan dhe burrështetas shqiptar, prej vitit 1948 sekretar i parë i Partisë Shqiptare të Punës. Lindi në Gjirokastër, më 16 tetor 1908.

1992. - Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë u regjistrua Komiteti Olimpik i Maqedonisë (KOM).

2005. - Vdiq mikrobiologu amerikan Moris Hileman.

2007. - Të paktën 33 persona e humbën jetën, ndërsa 220 të tjerë janë lënduar në dy shpërthime të fuqishme në kryeqendrën algjeriane.

2012. - Krijuesi i kompjuterit dikur të njohur "Komodore 64", Xhek Tramiel vdiq në Nju-Jork në moshën 83-vjeçare.

QËNDRONI TË LIDHUR